GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri Amerikës: Parlamenti i Shqipërisë zgjedh gjeneralin Begaj president të ri të vendit

21:09 - 04/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Zëri Amerikës: Parlamenti i Shqipërisë zgjedh gjeneralin Begaj president të ri të vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të jetë presidenti i ri i vendit. I propozuar 24 orë më parë nga shumica socialiste në pushtet, zoti Begaj u zgjodh sot në mbrëmje, po me votat e saj, për t’u ngjitur në postin më të lartë të shtetit. Ai mori 78 vota, nga të cilat 74 llogaritet të jenë të socialistëve, 3 të partisë Socialdemokrate, dhe një votë në favor mendohet të ketë kaluar nga 6 deputetët e opozitës (3 të LSI-së dhe 3 të PDIU-së) që morën pjesë në votim. 1 votë tjetër ishte abstenim dhe 4 kundër. LSI nga ana e saj kishte deklaruar para nisjes së seancës se do të votonte kundër. Pjesa tjetër e opozitës nuk u përfshi në votim.

Deputetët që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e PD-së, u larguan nga salla, ndërsa një pjesë tjetër, që njeh si kryetar të grupit demokrat zotin Enkelejd Alibeaj, nuk morën pjesë në seancë. Ata që mbrëmë ngritën akuza direkte ndaj zotit Begaj, ndërsa deklaruan se kryeministri “nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore”, një referencë direkte për një pjesë të pronave të ushtrisë që kanë kaluar në duart e privatëve.

Votimi i sotëm, ishte i katërti në radhë, ndërsa 3 të mëparshmit, ku kërkohej një shumicë e cilësuar, dështuan pasi shumica dhe opozita nuk arritën të gjenin një marrëveshje për zgjedhjen e një figure konsensuale. Presidenti i zgjedhur e ndoqi procesin e votimit në sallën e parlamentit. Ai do të marrë detyrën më 24 korrik. Kryeministri Edi Rama tha pas seancës së sotme se “i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe patjetër dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”.

Seanca u parapri gjatë ditë me përmbylljen e një sërë procedurave, që nisën herët me mbledhjen e grupit parlamentar të shumicës. Mbrëmë, në kryesinë e partisë së tyre, socialistët shpenzuan të paktën afro dy orë në diskutime që siç u tha përfshinë një mori kandidaturash për presidentin e ri të vendit, përpara se të vendosnin për emrin e shefit e Shtabit të përgjithshëm. Ndërsa në grupin parlamentar, një gjë e tillë nuk u pa e nevojshme. Ose më saktë, kështu vendosi, kryeministri Edi Rama, pavarësisht se në të vërtetë deputetët janë ata që do shpreheshin më pas me votë për të ngjitur gjeneral-majorin Bajram Begaj në majën më të lartë të piramidës shtetërore.

“Grupi do të votojë në unanimitet të plotë e nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë në aspektin e vendimmarrjes politike për votimin e Presidentit të ri të Republikës”, deklaroi kryeministri në mbledhjen e grupit. Deputetët socialist u mjaftuan me shpjegimin e zotit Rama për procedurat e ndjekur mbrëmë në kryesi dhe me arsyet se përse sipas tij kandidatura e propozuar kishte qenë zgjedhja e duhur. “Përmbush nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit, për një figurë me një profil sa të lartë në aspektin institucional, sepse bëhet fjalë për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, aq edhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike”, u shpreh zoti Rama. Më pas, gjysma e 74 deputetëve të shumicës përmbyllën anën protokollare, duke firmosur propozimn në mbështetje të kandidatit të përzgjedhur.

Shefi i Shtabit të përgjithshëm, i cili që mbrëmë la mënjanë uniformën ushtarake, ndërsa u paraqit me veshje civile në takimin me kryeministrin, sot zyrtarizoi dorëheqjen duke firmosur kërkesën për lirimin nga detyra.

Ish kryeministri Berisha foli sot për një situatë të rrezikshme në lidhje me kufizimet e kushtetutës për emërimet në poste politike të ushtarakëve. Sipas tij “do të ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv atë që kalon nga karrigia më e lartë e Ushtrisë, në karrigen më të lartë të shtetit. Në rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohësh të kishte hequr dorë nga funksionet ushtarake”.

Situata u duk se po komplikohej, për shkak dhe të faktit se presidenti Ilir Meta, i cili duhej të firmoste lirimin e gjeneralit, ndodhet prej dy ditësh në një aktivitet zyrtar në Stamboll. Megjithatë, kreu i Shtetit, e hodhi firmën e tij, prej andej, duke shmangur ndezjen e një debati juridik mbi këtë çështje.

Presidenti i zgjedhur mori menjëherë urimet e ambasadës amerikane në Tiranë. “Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, deklaron ambasada e Shteteve te Bashkuara./VOA/

 

Etiketa: Bajram BegajGjeneralParlamentiPresidentshqiperiseZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Begaj u zgjodh President, reagon kreu i KQZ: Urimet më të përzemërta

Begaj u zgjodh President, reagon kreu i KQZ: Urimet më të përzemërta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com