GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri Amerikës: Rama pritet nga Stoltenberg, i paraqet propozimin për bazë detare të NATO-s në Durrës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri Amerikës: Rama pritet nga Stoltenberg, i paraqet propozimin për bazë detare të NATO-s në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri shqiptar Edi Rama i paraqiti sot Sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, propozimin për ndërtimin e një baze detare të Aleancës në Durrës.  Gjatë deklaratës së përbashkët pas takimit në Bruksel, zoti Rama tha se bëhet fjalë “për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit, që do të jetë një vend që jo vetëm mund ta ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër”.

Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i Natos, i cili e mbajti deklaratën e tij, përpara asaj të kryeministrit shqiptar, nuk e përmendi propozimin për bazën detare, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë në gjirin e Aleancës dhe kontributin e saj në forcat shumëkombëshe në Letoni e së fundmi dhe në Bullgari, apo dhe në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Zoti Stoltenberg, vuri gjithashtu në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës. “NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë. Ne po ofrojmë modele të pashembullta mbështetjeje dhe kjo do të vazhdojë edhe në afat të gjatë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si edhe angazhimin tuaj të fundit për ndihmë humanitare. Gjithashtu dhe vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Natos, duke ju drejtuar kryeministrt shqiptar.

Zoti Stoltenberg, përgëzoi Shqipërinë dhe për ratifikimin e shpejtë të protokolleve të anëtarësimit në Alancë të Finlandës dhe Suedisë. Sipas tij, afrimi i këtyre dy vendeve “dëshmon se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se vazhdojmë të përkrahim të drejtën e çdo vendi të zgjedhë rrugëtimin e vet. Mikëpritja e Finlandës dhe Suedisë në Aleancë do t’i bëjë ata më të sigurtë, NATO-n më të fortë dhe botën më të sigurtë. Kjo është jetike ndërkohë që përballemi më krizën më të madhe të sigurisë në dekada”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s u shpreh se Ballkani Perëndimor ka “një rëndësi strategjike për Aleancën”, kryeministri shqiptar bëri të ditur se kishte përsëritur kërkesën për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. Një vendim i tillë do të kërkonte konsensusin e të gjithë vendeve anëtare, mes të cilave disa nuk e kanë njohur ende Kosovën, por sipas zotit Rama, “do të ishte vërtetë e mençur që kjo të rikonsiderohet”, duke patur parasysh dhe kontekstin e zhvillimeve aktuale.

Zoti Rama theksoi se “është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe po kështu edhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor, që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë”. Ai shtoi më tej se “ndërkohë që koncepti i ri strategjik që sapo kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n, ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por është pjesë e rajonit tonë”./VOA/

 

 

Etiketa: bazadetareDurrësEdi RamaJans StoltenbergKryesore1NATOZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Aktualitet

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi
Aktualitet

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?
Aktualitet

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
Para
Rrezikuan të mbyteshin në det, policia shpëton dy të miturit në Himarë

Rrezikuan të mbyteshin në det, policia shpëton dy të miturit në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)
Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)

18:18 - 23/08/26

Dy persona, babë e bir, janë vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull të Njësisë...

Lexo më shumë
Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

18:01 - 23/08/26
Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë

Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë

17:59 - 23/08/26
Zhduken dy të mitur në Shkodër, nëna e alarmuar kërkon ndihmë në polici

Çfarë po ndodh në Dukagjin? Raportohet për dy persona të vdekur dhe një të plagosur

17:50 - 23/08/26
Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës

17:31 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com