GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri Amerikës: Rifillojnë tensionet në radhët e Partisë Demokratike

21:27 - 04/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha injoron ultimatumin e Berishës, bën ndryshime në fasadën e selisë blu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, rifilluan deklaratat e tensionuara mes Partisë Demokratike dhe ndjekësve të ish kryetarit Sali Berisha.

Këta të fundit njoftuan për një protestë para selisë së PD-së të shtunën, kundër atij që e quajnë “bunkerizimit dhe personalizimit të partisë prej kryetarit Lulzim Basha”.

Ndërsa Partia Demokratike, duke iu referuar shpalljes non grata të zotit Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se “u bë partia e parë politike, që i bashkohet nismës botërore të SHBA-ve për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar”.

Kanë mjaftuar disa ndryshime në pamjen e jashtme të selisë qendrore të Partisë Demokratike, që të dalin sërish në dukje tensionet jo të vogla brenda radhëve të saj.

Grupi i mbështetësve të ish kryetarit Sali Berisha, të vetëshpallur si Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD pas një Kuvendi dhe një referendumi të organizuar prej tyre, protestuan sot për dyer të blinduara, që sipas tyre, po vendosen në selinë e Partisë Demokratike, “duke bunkerizuar partinë kryesore të opozitës për interesat private të deputetit” Lulzim Basha.

Ky grupim i kishte lënë një afat deri të mërkurën kryetarit Lulzim Basha, që të lironte zyrat me pretendimin se pas Kuvendit në stadium dhe referendumit, ai ishte i shkarkuar dhe se PD do të rithemelohej prej tyre.

Ata shpërndanë sot edhe një poster me firmën zotit Berisha, ku njoftojnë ndjekësit e tyre për një tubim proteste të shtunën para selisë qendrore të PD-së.

Por Partia Demokratike deklaroi se bëhet fjalë për disa “punime mirëmbajtjeje të selisë këtë fillimviti në valën e riorganizimit të strukturave qendrore të partisë”.

“Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar” – thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike zhvilloi dy javë më parë Kuvendin e saj, ku vendosi që të mos pranojë në asnjë post drejtues persona të shpallur non grata nga SHBA, duke përjashtuar automatikisht zotin Berisha nga të gjithë funskionet në parti, si dhe zgjodhi drejtues të rinj në të gjithë postet, prej nga u shkarkuan përkrahësit e zotit Berisha për shkelje të statutit të partisë.

Kuvendi i Partisë Demokratike kishte si lajtmotiv shprehjen “Zgjedhim të Ardhmen”, ndërsa kryetari Lulzim Basha theksoi disa herë se “zoti Berisha tashmë i takonte të shkuarës”, se dhe se “rrugët e tyre ishin ndarë”, dhe se ai nuk do të lejonte kurrë që PD të votonte pro apo kundër vendimeve të SHBA-ve dhe as që zoti Berisha ta përdorte PD si një bunker për të kapërcyer cështjet e tij personale pas shpalljes non grata prej SHBA-ve.

Por ndjekësit e zotit Berisha deklaruan sot se ata do të zhvillonin të shtunën një protestë paqësore para selisë qendrore të PD-së për të kundërshtuar izolimin, bunkerizimin e PD-së, por më tej theksuan se Lulzim Basha “së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre, që bunkerizuan Shqipërinë”, dhe se “ata që shembën regjimin më gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë, bravë, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”.

Ky grupim, me zotin Berisha në krye, kanë hyrë edhe herë tjetër në selinë e PD-së dhe kanë mbajtur edhe deklarata për mediat në mjedise të brendshme, pasi i kanë hapur ato me forcë.

Ndërsa Partia Demokratike deklaroi sot se kurrë më askush nuk do të lejohet të bëjë biznes me sakrificat e demokratëve, dhe se PD nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve.

Në deklaratën e PD-së theksohet se “gjuha dhe aktet e zotit Berisha kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur” se “ai mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9, mund t’i ftojë në shtëpi” dhe së bashku familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznese të pista me ta, por nuk kanë punë në selinë e PD-së.

Pas shpalljes non grata së zotit Berisha dhe familjarëve të tij, diplomatët amerikanë i kërkuan publikisht zotit Basha që ta largojë zotin Berisha nga grupi parlamentar dhe janë shprehur se nuk takohen me persona non grata si Sali Berisha dhe nuk do të komunikojnë me PD-në, nëse ai kthehet aty./VOA/

Etiketa: Partia DemokratikeTensionetZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
“Kë do të doje të puthje?”, përgjigja e Arjolës zhgënjen Ilirin

“Kur të dalim jashtë do ta shohësh Ilirin e vërtetë”, balerini bën deklarata të forta ndaj Monikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com