GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zëri i Amerikës: Gazetarët e kronikës në Shqipëri janë të pambrojtur

21:09 - 02/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Zëri i Amerikës: Gazetarët e kronikës në Shqipëri janë të pambrojtur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri gazetarët përballen me kërcënime dhe dhunë verbale, për shkak të detyrës, nga autorë të krimeve, të afërm të tyre, si edhe grupet kriminale që synojnë të pengojnë raportimet nga terreni. Ata shprehen se ndihen të pambrojtur dhe se, gjithnjë e më shumë, po bëhet e vështirë marrja e informacionit nga administratat vendore, policia, gjykatat dhe prokuroria.

Rritja e kriminalitetit në pjesën më të madhe të njësive vendore në Shqipëri, vrasjet, shpërthimet me lëndë eksplozive, tjetërsimi i pronave publike dhe korrupsioni i zyrtarëve vendor, e kanë bërë më të rrezikshme punën e reporterëve, të cilët raportojnë për mediat qendrore. Gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton per televizionin Neës 24 nga Shkodra, ku prej vitesh veprojnë disa grupe kriminale dhe ku numri i vrasjeve është i lartë, thotë se reporterët lokalë shpeshherë gjenden të pambrojtur përballë këtyre ngjarjeve.

“Në çdo moment jemi të vetëm, vetëm me operatorët tanë, jemi gjithnjë të zbuluar përballë këtyre ngjarjeve. Natyrshëm ka disa ngjarje shumë të rënda kur ne detyrohemi që të bëhemi të gjithë bashkë, në mënyrë që askush të mos shkojë i vetëm, sidomos në orët e vona dhe kur bëhet fjalë për ngjarje shumë të rënda, me autor shumë të rrezikshëm, sipas burimeve tona”, thotë ai.

Jo rrallë, gazetarët lokalë përballen në vendin e ngjarjes me dhunë verbale nga familjarë apo të afërm të viktimave, madje edhe në prani të forca të policisë.

Për gazetarin Gjergj Figuri, që raporton për televizionin ABC Neës nga Qarku i Lezhës, zonë kjo me problematika të theksuara në kultivimin e bimëve narkotike dhe tjetërsimin e pronave në bregdet, reporterët lokal janë më të ekspozuar ndaj kërcënimeve që vijnë nga bota e krimit.

“Gazetarët lokalë janë më të ekspozuar kur flitet për presione apo kërcënime. Ata janë të cënushëm dhe nuk mungojnë rastet e kërcënimeve verbale dhe ato ekstreme. Siguria e tyre është gjithnjë në rrezik. Gazetarit të Neës 24 ju vu tritol në hyrje të banesës dhe ngjarja është edhe sot e kësaj dite ende e pazbardhur dhe pa autor. Kemi rastin e gazetarit të SYRI TV që efektivë të policisë ju treguan disa eksponentëve se kush po filmonte një skenë dhune në një aktivitet politik, ndaj ai u detyrua ta fshinte nën kërcënim. Presione dhe kërcënime ka patur edhe ndaj gazetarit të ORA Neës, gazetares së TOP Channal që tashmë e ka braktisur këtë profesion”, thotë ai.

Sipas gazetarit Figuri, ndaj gazetarëve lokalë nuk mungojnë edhe kërcënimet që vijnë nga përfaqësuesë të administratave lokale, në ato raste kur gjurmohen paratë e korrupsionit.

Por puna e reporterëve lokalë është vështirësuar edhe për shkak se, nga viti në vit, janë paksuar dhe ngurtësuar burimet e informacionit. Policia dhe prokuroria ofrojnë informacione të cunguara, që jo rrallë sjellin më shumë konfuzion në lidhje me ngjarjet kriminale, një gjë që i detyron reporterët lokalë të kërkojnë burime të tjera duke ekspozuar veten edhe përballë kërcënimeve me jetë.

“Për një gazetar lajmi duhet që të konfirmohet nga disa burime të ndryshme, thotë gazetari Nikshiqi, por, shpeshherë, në ngjarjet kriminale është e pamundur, sepse informacioni merret ose nga ana e policisë, ose nga ana e prokurorisë. Dhe, pothuajse gjithmonë, njoftimet e policisë janë tejet të cunguara, të mangëta, me një informacion paraprak për ngjarjen dhe me iniciale.”

Gazetari Bashkim Shala, që punon nga Kukësi për Rrjetin investigativ BIRN, thotë se gjithnjë e më shumë është vështirësuar puna për marrjen e informacioneve zyrtare nga strukturat shtetërore, përfshirë gjykatat dhe prokuroritë.

“Ligjet e reja të reformës në drejtësi, mesa shikoj unë, i kanë larguar më shumë mediat nga këto institucione se sa i kanë afruar. Tashmë, zedhënësi i gjykatës së Kukësit është në gjykatën e apelit të Shkodrës”.

Ngjarje të tilla si ndërtimi i hidrocentraleve në Luginën e Valbonës apo korrupsioni i punonjësve të policisë në pikëkalimet kufitare me Kosovën kanë mbetur pa u zbardhur dhe pasqyruar gjerësisht për shkak të vështirësive që kanë ndeshur reporterët lokalë në mbledhjen e informacioneve. Gazetari Shala thotë se, megjithëse ishte vënë në dijeni kohë më parë, ai e pati të pamundur që të konfirmonte informacionet në lidhje me korrupsionin në pikëkalimet kufitare me Kosovën ku, pak javë më parë, u arrestuan më shumë se 50 policë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Me këtë fakt jam njohur herët dhe kam dashur ta hulumtojë, por nuk e kam arritur pasi nuk kisha asnjë lloj mundësie për të patur akses në systemin TIMS, i cili ishte i domosdoshëm për të konfirmuar informacionet që kisha”.

Reporterët lokalë janë burimi më i shpejtë dhe më i besueshëm i situatës dhe ngjarjeve kriminale, që ndodhin në terren. Ditën dhe natën ata vrapojnë drejt ngjarjes për t’i ofruar publikut lajmin e fundit. Por të ekzpozuar ndaj kërcënimeve, të pambrojtur dhe me paga minimale, puna e tyre është shpesh në rrezik.

“Pa mbrojtje, të keqpaguar dhe me rrezikun prezent, gazetaria lokale, që merret me krimin dhe korrupsionin, po ulet”, tha gazetari Shala./VOA/

 

Etiketa: gazetaretkronikapambrojturShqiperiZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Pse muzika është shumë e rëndësishme për bebet?

Pse muzika është shumë e rëndësishme për bebet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com