GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zëri i Amerikës: Inflacioni në nivele të larta në Shqipëri, u rrit norma e interesit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Inflacioni në nivele të larta në Shqipëri, u rrit norma e interesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë njoftoi të mërkurën se ka vendosur të rrisë sërish normën bazë të interesit, në përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së shpejtë të inflacionit, përtej parashikimeve të saj. Me vendimin e sotëm të Këshillit mbikqyrës së Bankës qendrore, norma baza rritet me 0,5 pikë përqindje, duke u ngjitur në kuotën e 2.25 përqind. Për 11 vite me radhë, norma bazë e interesit njohu vetëm ulje, duke rënë në kuotën më të ulët historike prej 0.5 përqind. Nivel në të cilin qëndroi më pas e pandryshuar prej dy vitesh, deri kur në mars të këtij viti, Banka u detyrua të ndërhyjë, pas shenjave të para të rritjes së inflacionit. Dy ndërhyrje të tjera pasuan në muajt korrik dhe gusht. Vendimi i sotëm, është i katërti i radhës, në harkun e gati 6 muajve.

“Normalizimi gradual i qëndrimit të politikës monetare, nga pozicioni tejet stimulues i saj në trajtat aktuale në një pozicion më neutral, është një masë e domosdoshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Në këtë këndvështrim, ky normalizim i shërben stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe financiar të vendit, rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë dhe përmirësimit të mirëqenies sociale”, deklaroi guvernatori Gent Sejko.

Ndërsa në Janar inflacioni ishte në kuotat e 3.7 përqind, në korrik dhe gusht u ngjit në nivele të larta, respektivisht prej 7.5 dhe 8 përqind. Sipas Këshillit Mbikqyrës “rritja e shpejtë e çmimeve mbetet rreziku kryesor për stabilitetin monetar e financiar të vendit dhe për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të tij”.

Rritja ekonomike e vendit ka dhënë gjithashtu shenja ngadalësimi. Sipas Institutit shqiptar të statistikave, Prodhimi i brendshëm bruto zbriti në nivelin 2.2 përqind në tremujorin e dytë, nga 6.5% në tremujorin pararendës. “Reduktimi i rritjes pasqyroi, në masën më të madhe, ngadalësimin e shpejtë të aktivitetit në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. Megjithatë, shenja të ngadalësimit ishin të pranishme edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë”, shpjegoi guvernatori Sejko.

Për vitin 2022, qeveria i qëndron parashikimeve për një rritje mesatare prej 3.2. Edhe Banka Botërore konfirmoi po këtë parashikim, ndërkohë që rishikoi me ulje vlerësimin e saj për ritmet e rritjes në vitin e ardhshëm, që sipas Bankës Botërore pritet të jetë në nivelin e 2.3 përqind, nga 3.5 përqind që ishte vlerësimi i saj i mëparshëm.

Nga ana e saj Banka e Shqipërisë shprehet se “ekonomia do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, ndonëse ritmi i rritjes do të jetë disi më i ulët. Përkeqësimi i perspektivës ekonomike në Evropë, ndikimi negativ që çmimet e larta kanë në fuqinë blerëse të familjeve, si dhe reduktimi i stimulit fiskal, pritet të ngadalësojnë konsumin familjar dhe investimet e bizneseve në vijim. Nga ana tjetër, niveli i lartë i depozitave, rritja e punësimit dhe e pagave, rritja e kredisë bankare dhe paketat e rezistencës sociale pritet të sigurojnë mbështetje për bilancet e sektorit privat”.

Banka Qendrore parashikon një inflacion të lartë dhe në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe fillimin e uljes së tij gjatë 2023, me parashikimin që të kthehet në objektivin prej 3 përqind në gjysmën e parë të vitit 2024. Për këtë arsye ajo paralajmëroi ndërhyrje të tjera ndaj normës bazë të interesit. “Cikli normalizues i politikës monetare do të vijojë edhe në tremujorët në vazhdim. Në çdo rast, shpejtësia e normalizimit do të jetë në përputhje me të dhënat e reja dhe e mjaftueshme për të respektuar objektivin tonë afatmesëm të inflacionit”, nënvizoi guvernatori Sejko./Voa/

Etiketa: Banka e Shqiperisei larteinflacioni

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Chelsea “hipotekon” Milanin, ja rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve

Chelsea "hipotekon" Milanin, ja rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë
Aktualitet

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

20:14 - 24/10/26

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas lëndimit të gazetarit të News24, Klevin Muka, gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në...

Lexo më shumë
Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com