GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës: Parlamenti voton pro Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Parlamenti voton pro Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, parlamenti votoi sot në favor të ngritjes së një komisioni hetimor i cili do të vlerësojë kërkesën e deputetëve socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Për shumicën në pushtet, kreu i Shtetit ka “shkelur rëndë Kushtetutën” me përfshirjen e tij në procesin e zgjedhjeve për parlamentin e ardhshëm në favour të opozitës dhe deklaratat që sipas sociaistëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes dhe dhunës. Menjëherë pas votimit, presidenti Meta bëri të ditur se çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, nuk meriton vëmendje dhe është nul.

Nisma e socialistëve mori mbështetjen e 97 deputetëve, ndërsa vetëm 6 të tjerë ishin kundër. Në seancën e sotme mungonte kryeministri Edi Rama, i cili e kishte paralajmëruar një lëvizje të tillë kundër presidentit që pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke renditur arsyet e kërkesës së tyre shpjegoi se “ne nuk po kërkojmë shkarkimin e Ilir Metës sepse kemi një interes specifik për kush do të jete pasardhësi i Ilir Metës apo se ne duam të vendosim një President të propozuar nga ne. Rrini të qetë. Nuk është aspak ky qëllimi ynë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral aq edhe kushtetues i Kuvendit, për t’i hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe nga emri i Shqipërisë dhe për t’ia lënë turpin në derë atij që e ka”.

Sipas zotit Balla “Ilir Meta në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka humbur rolin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar dhe moderatorin e konfliktit politik, përkundrazi me mesazhet e tij drejtuar publikut në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës në pushtet dhe popullit që atë e mbështet”.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, duket se do të jetë dhe komisioni me afatin më të shkurtër kohor, vetëm tre javë, në përfundim të të cilave do të duhet të hartojë një raport i cili i nënshtrohet votimit të parlamentit. Vendimi për shkkarkim i dërgohet më pas Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të thotë fjalën e fundit.

Nga ana e tij Kreu i Shtetit reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi, pak pas votimit në sallën e parlamentit, duke deklaruar se “institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik. Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul”, u shpreh ai duke shtuar se “Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022, dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”.

Etiketa: Ilir MetaKomisioni hetimorParlamentiZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Para
OBSH ngre alarmin për rritjen e infektimeve në botë

OBSH ngre alarmin për rritjen e infektimeve në botë

TË FUNDIT

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26

Në protestën studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, policia nuk ka kursyer as gazetarët e huaj. Sipas Asociacionit të...

Lexo më shumë
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com