GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës/ Rama përsëri kritika SPAK-ut: Hetoni Sali Berishën!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“21 Janari dhe Gërdeci”, Rama: Të hetohet non grata!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA-të për “korrupsion madhor”, e po ashtu dhe gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga procesi i vettingut. Ai hodhi poshtë kritikat se po i bënte presion politik drejtësisë, duke theksuar se deri tani SPAK ka hetuar dhe akuzuar pa asnjë pengesë shumë ish funksionarë socialistë.

Pas debateve të shumta që shoqëruan dy fjalime të tij në forumet socialiste me sulme të forta ndaj SPAK-ut, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, zgjodhi sot sërish hollin e partisë së tij, për të folur mbi këtë temë. Ai theksoi se nuk është presion ndaj drejtësisë të kërkosh më shumë rezultate nga ajo, kur vetingu po bën 5 vjet dhe Prokuroria e Posaçme gati tre vjet nga nisja e veprimtarisë.

“Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion, se përndryshe çfarë do të duhet të thoshim pastaj për deklaratat e BE e SHBA, ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatëse të korruptuar, presion mbi drejtësinë? Sipas meje jo. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti, e një ish-kryeministri, të shpallur non grata nga SHBA më akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë, dhe pasi Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar publikisht një deklaratë se institucionet e një vendi, pra të këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre” – tha zoti Rama.

Zoti Berisha nuk është i vetmi ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione. Megjithatë deri më tani zoti Rama nuk është shprehur sepse SPAK nuk po vepron dhe ndaj të tjerëve, duke nisur nga ish kryebashkiaku socialist i Durësit Vangjush Dako, te ish deputeti Tom Doshi, nga partia e të cilit socialistët llogarisin si mbështetje 3 vota në parlament, apo së fundmi dhe ish deputeti Aqif Rakipi, po ashtu i njohur për lidhjet e qarta me shumicën, që i garantuan dhe praninë e djalit të tij dhe një të afërmi tjetër, si deputetë në parlamentin e tanishëm.

Dy ditë më parë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, deklaroi se Shqipëria duhej të ndahej nga drejtësia e të kaluarës dhe të ndërtonte një drejtësi të barabartë për të gjithë, kur udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të mos bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; apo të thonë se drejtësi bëhet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen vetëm nga një krah politik.

Por sipas zotit Rama, “nuk jam unë që them që këtu drejtësia po gabon se po vjen nga ana ime. Unë po them të kundërtën. Unë po them që siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Ne duam drejtësi 360 gradë nuk duam drejtësi të pjesshme e të njëanshme. Flas për ndërhyrje, për presion. Këtë mua nuk ma thotë dot askush, as anglisht, as shqip, as frëngjisht, as gjermanisht”.

Zoti Rama po ashtu përsëriti thirrjen që të hetohen edhe gjyqtarët e prokurorët që komisionet e vettingut i kanë larguar nga radhët e drejtësisë.

“Është e patolerueshme që nuk ka akoma asnjë gjykatës e asnjë prokuror të korruptuar prapa hekurave. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu dhe parashkrimi vlen për ato vepra, fshehja e pasurisë, deklarimi i rremë, por nuk vlen për korrupsionin. Nuk ka parashkrim korrupsioni. Krimi shtetëror, korrupsioni nuk ka parashkrim” – tha kryeministri Rama.

Ai u përpoq të hedhë poshtë akuzat e kundërshtarëve se po e përdor politikisht drejtësinë, apo se po sulmon rivalët politikë, me faktin se ish ministra e ish funksionarë të majtë janë sot para drejtësisë dhe se PS nuk po u jep asnjë mbrojtje.

SPAK arrestoi dhe ka ngritur akuza për korrupsion ndaj ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako pas hetimeve për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Sipas vëzhguesve të pavarur, pritshmëritë e publikut ndaj këtij institucioni të ri janë shumë të larta, dhe në SPAK janë denoncuar një mori çështjesh korruptive, ndaj edhe rezultatet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të jenë më të larta.

 

Etiketa: Edi RamahetonikritikaSali BerishaSpakZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Sërish pa një datë, Borrell për integrimin në BE: S’e kam unë në dorë

Borrell: Ballkani, politika e jashtme më e rëndësishme e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën...

Lexo më shumë
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com