GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zëri i Amerikës, Shqipëri-Kosovë: Gati përgatitjet për hekurudhën mes dy vendeve

23:17 - 26/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Zëri i Amerikës, Shqipëri-Kosovë: Gati përgatitjet për hekurudhën mes dy vendeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova vendosën sot të nisin përgatitjet për projektin e ndërtimit të një hekurudhe e cila do të lidhë të dy vendet. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan, u njoftua se janë parashikuar dhe fondet për financimin e projektit të fizibilitetit. Marrëveshja ishte një ndër 13 të tilla që u firmosën sot e që parashikojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë, të lejeve të qëndrimit dhe punës, hapjen edhe për qarkullimin e njerëzve dhe turistëve të pikës kufitare në Shishtavec, reduktimin e procedurave doganore si dhe të atyre për njohjen e ndërsjelltë të diplomave apo dhe gradave shkencore

Tryezat e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të të dy vendeve janë parë shpesh me skepticizëm për shkak të një raporti deri diku të zhdrejtë mes numrit të lartë të marrëveshjeve që firmosen çdo herë dhe efektit apo zbatimit të tyre.

Të vetdijshëm për një situatë të tillë u shfaqën sot dhe të dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. “Kemi një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh, siç e kemi thënë, dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar, ndërkohë që sfida e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes dy shteteve në të gjitha fushat”, deklaroi kryeministri Rama.

“Kjo punë ka nisur të ecë, por tani duhet të vrapojmë si në shpejtësi, ashtu dhe në cilësi. Sëbashku mund të prodhojmë më mirë e të fitojmë më shumë”, u shpreh nga ana e tij kryeministri Kurti.

E pikërisht për këtë, mbledhja e sotme në Elbasan, duket se pati një qasje të re. Duke nisur që nga marrëveshja mes dy vendeve për hekurudhën Durrës-Prishtinë, për të cilën janë vënë mënjanë dhe fondet për financimin e hapit të parë, studimit të fizibilitetit “Pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, nga ana jonë, ne nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi, siç patëmdakordësuar në takimin e mëparshëm, për të fillluar menjëherë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës- Prishtinë”, bëri të ditur zoti Rama.

Ndërkohë që kryeministri Kurti vuri në pah rëndësinë e këtij projekti: “Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash, është ekologji dhe fuqi e tokës në det, është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Lidhja hekurudhore është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike e cila e rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin, sepse ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”.

Projekti pritet të përfshijë dhe Malin e zi, duke qenë se idea është që Durrësi të lidhet me Tivarin e prej andej drejt Prishtinës. Një projekt që në letër duket konkurrues ndaj alternativave të tjera në qarkullim. Realizimi i tij do ta kthente Prishtinën në një nyje ku bashkohen dhe linjat e tjera rajonale, pjesë të korridoreve europiane të infrastrukturës.

Edhe pjesa tjetër e marrëveshjeve të firmosura sot, pritet të përkthehet me një efekt të shpejtë. Kështu banorët e zonave kufitare në një shtrirje prej 30 kilometrash në secilën anë të kufirit do të mund të lëvizin e punojnë pa detyrim lejesh apo procedurash të tjera. Po ashtu, ata që jetojnë e punojnë në një nga dy shtetet, do të mund të marrin një leje qëndrimi 5 vjeçare përmes një procedure të thjeshtuar, ndërkohë që të dy vendet do të njohin dhe kontributet për pensionin. Reduktim të procedurave do të ketë dhe në dogana e po ashtu dhe për njohjen e ndërsjelltë të diplomave apo dhe gradave shkencore.

Pika kufitare e Shishtavecit do të hapet për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe turistëve, ndërsa gjatë verës po punohet që kontrollet në pikën e Morinës të zëvëndësohen nga një sistem telekamerash për të shmangur rradhët pa fund.

Pas premtimeve të herëpashershme, duket se më në fund të dy vendet do të kenë një abetare të përbashkët. Zoti Rama njoftoi sot se Shqipëria brenda vitit të ardhshëm të ketë një tekst unik të librit të parë të gjuhës shqipe, me idenë që të mund të përdoret dhe në Kosovë e më tej dhe në trojet e hapësirat e tjera ku fëmijët mësojnë të shruajnë e lexojnë shqipen.

Kundërshtitë e forta që dy kryeministrat kanë mes tyre për projektin e Ballkanit të hapur, ishin lënë jashtë atmosferës së mbledhjes së sotme. Të dy palët duket se kanë rënë në paqe me idenë që në këtë pikë nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët. “Kemi sigurisht dy qasje, qëndrime, opinione të ndryshme, por nga ana tjetër duhet edhe ju, edhe të gjithë të mësohen me faktin që mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat, por kjo nuk na pengon që të vendosim të gjitha forcat për të bërë sëbashku gjërat e duhura në funksion të të ardhmes së dy vendeve tona”, ju përgjigj zoti Rama pyetjes për këtë temë, e cila për kryeministrin Kurti mbetet jashtë një interesi të veçantë. “Kosova e Shqipëria po hapen me shpejtësi për njëra-tjetrën dhe gjithçka tjetër është në rastin më të mirë e dorës së dytë”, u shpreh ai./ Marrë nga VOA.

Etiketa: hekurudhapergatitjeShqiperi-KosovevendetZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta
Aktualitet

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta

12:07 - 17/12/25
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë
Aktualitet

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

10:09 - 16/12/25
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit
Aktualitet

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Para
Masakra në Deçan, Prokuroria: Të bashkëpunojmë për kapjen e autorit

Masakra në Deçan, Prokuroria: Të bashkëpunojmë për kapjen e autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com