GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zëri i Amerikës: Shqipëria ka nevojë të shtojë prodhimin e misrit

22:34 - 17/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Shqipëria ka nevojë të shtojë prodhimin e misrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një viti bujqësor të vështirë, për shkak të motit, por edhe rritjes së pa parashikuar të çmimeve si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit të tij në ekonominë globale, fermerët po përgatiten të korrin misrin, një nga kulturat më të rëndësishme për ekonominë pasi përbën bazën ushqimore për blegtorinë.

Specialisti i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Kostandin Hajkoja, thotë se ashtu si gruri, edhe misri është një artikull i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Sipas specialistit Hajkoja, megjithëse këtë vit sipërfaqja e misrit u rrit me 10 përqind në krahasim me një vit më parë, Shqipërisë i duhet të importojë edhe rreth 100 mijë ton misër.

“Misri mbetet ndër kulturat prioritare të bujqësisë shqiptare pasi nevojat për të akoma nuk i plotësojmë. Rreth 2% e sasisë që nevojitet për konsumin në Shqipëri importohet nga jashtë”, thotë ai.

Fermeri Kujtim Garupi, nga fshati Kosmaç, kultivoi këtë vit me misër një sipërfaqe prej 5 hektarësh, por çmimi i naftës dhe situata e pasigurtë e tregut, e kanë vënë atë në vështirësi.

Ndërsa fermeri Robert Hila, nga fshati Ashtë, këtë vit ka marrë me qera 20 hektarë tokë, ku thuajse gjysmën e ka mbjell me misër. Ai thotë se këtë vit përfitoi nga shteti 600 litër naftë pa akcize, një sasi e vogël kjo për fermën e tij. Megjithatë, mungesa e ujit për vaditje ndikoi më së shumti në uljen e rendimentit të misrit për hektarë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit në Shqipëri janë mbjell rreth 64 mijë hektarë me misër nga rreth 58 mijë hektarë që u mbollën një vit më parë. Për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit në ekonominë globale, sipas zëvendës ministrit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Dhimitër Kote, gruri dhe misri kanë marrë një rëndësi të veçantë në të gjithë vendet europiane, përfshirë edhe Shqipërinë.

Qeveria shqiptare ka nisur mbështetjen e fermerëve që merren me kultivimin e grurit në sipërfaqet mbi një hektarë duke i financuar me 30 mijë lekë për çdo hektarë, ndërkohë që vazhdon mbështetja e fermerëve me naftë pa akcizë.

“Ne prodhojmë rreth 400 mijë ton misër, gati 80-85% të nevojave të vendit dhe, për grurin, prodhojmë rreth 15 %, ose rreth 255 mijë ton nga 500 mijë ton që ka nevojë vendi. Me këtë mbështetje që bëhet, do të thotë që kjo sipërfaqe të rritet, rendimenti të rritet, që ne të kemi më shumë grurë dhe misër për të furnizuar shqiptarët”, thotë zoti Dhimitër Kote.

Ndërkohë, specialist Hajkoja thotë se, ashtu siç po mbështeten fermerët që kultivojnë mbi një hektarë grurë, është e nevojshme që qeveria të mbështesë edhe kultivuesit e misrit.

“Pretendohet për vitin e ardhshëm një rritje galopante e çmimit të farës së misrit. Natyrisht, edhe në kushtet e çmimeve të karburanteve do të jetë e nevojshme që sipërmarrësit, që mbjellin mbi 1 hektarë, të paktën të subvencionohen njësoj si gruri dhe, natyrisht, do të ishin në të mirë të prodhimit të misrit edhe investimet në strukturat ujitëse”, thotë ai.

Situata ndërkombëtare, e diktuar nga agresioni rus në Ukrainë si dhe nga një vit bujqësor me thatësirë, pritet të ndikojë jo vetëm tek çmimi i grurit në tregun rajonal, por edhe ai i misrit.

Aktualisht, çmimi i misrit në bursa është mbi 340 euro për ton dhe me tendencë në rritje. Ndërkohë, Shqipërisë i duhet te importojë për nevojat e veta më shumë se 100 mijë ton miser. /Voa/

Etiketa: misriShqiperiate shtoje prodhimin

Lajme të lidhura

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai
Breaking Views

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai

22:02 - 09/02/26
“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale
Aktualitet

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

08:17 - 09/02/26
Lazarat/ Fshati humbet shkollën, dështon ideja për ta kthyer në qendër të bimëve medicinale
Breaking Views

Lazarat/ Fshati humbet shkollën, dështon ideja për ta kthyer në qendër të bimëve medicinale

13:01 - 08/02/26
Para
Dalin pamjet brenda festës/ Fatos Nano shihet duke fikur qirinjtë, por vëmendjen e merr Xhoana (VIDEO)

Dalin pamjet brenda festës/ Fatos Nano shihet duke fikur qirinjtë, por vëmendjen e merr Xhoana (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com