GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zëri i Amerikës: Spitalet shqiptare kanë nevojë për gjak, shkak largimi i të rinjve që janë dhuruesit kryesor

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëri i Amerikës: Spitalet shqiptare kanë nevojë për gjak, shkak largimi i të rinjve që janë dhuruesit kryesor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Specialistët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ishin të premten në Poliklinikën e Specialiteteve të qytetit të Shkodrës, në një seancë dhurimi vullnetar të gjakut, organizuar nga spitali rajonal, Kryqi i Kuq dhe shoqata Eko-Mendje.

Sezoni veror ka shtuar kërkesat për gjak për shkak të temperaturave të larta, aksidenteve rrugore dhe të sëmurëve, por edhe largimit të studentëve, të cilët janë edhe dhuruesit kryesor.

Mjekja e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Emirela Spahiu, thotë se gjaku është gjithmonë i nevojshëm dhe se ai, asnjëherë nuk mjafton, sidomos gjatë muajve të verës.

“Fëmijët talasemikë, të cilët janë kontigjenti numër një, janë rreth 600 fëmijë talasemikë në të gjithë Shqipërinë. Imagjinoni që këta fëmijë marrin gjak një herë në javë, ose një herë në dhjetë ditë. Kanë nevojë për një ose dy qese në muaj. Ku do ta gjejnë gjakun këta? Prandaj, të gjithë këto dhurime vullnetare që ne organizojmë, gjithë gjaku i dhuruesve vullnetarë shkon për fëmijët talasemikë. Janë edhe gratë shtatzana, të cilat mund të kenë nevojë për gjak gjatë lindjes, janë të sëmurët e hematologjisë. Pra, ka një numër kategorish që kanë nevojë për gjak”.

Procesi i dhurimit të gjakut është i thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë dhe përveçse shpëton jetë, ndihmon edhe vetë shëndetin e dhuruesit.

“Bëhet një pyetësor, nëse dhuruesi është mirë apo jo dhe pastaj bëhen të gjitha analizat. Qesja është sterile, ndaj nuk ekziston frika që kanë njerëzit. Prandaj unë ju them ‘Dhuroni gjak, shpëtoni një jetë’. Nëse sot ne kemi nevojë për ju, nesër ju mund të keni nevojë për ne”.

Me moton “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” Kryqi i Kuq Shqiptar, prej disa vitesh zhvillon në të gjithë degët e tij në Shqipëri një fushatë ndërgjegjësuese për dhurimin vullnetar të gjakut, si pjesë e misionit të tij humanitar.

Sipas mjekes Emirela Spahiu, dhuruesit kryesor vullnetar të gjakut janë studentët, ushtarakët, por edhe institucionet dhe organizatat joqeveritare. Megjithatë, numri i dhuruesve vullnetar është ende i ulët, në krahasim me nevojat që ka aktualisht shërbimi shëndetësor i vendit.

“Kemi një shifër tek rreth 1.92 për qind të nevojave të dhurimit vullnetar të gjakut. Duhet të shkojmë, si të gjithë vendet e tjera, që të jemi 100 për qind dhurues vullnetarë. Këto vite ne mbështetemi tek dhurimet familjare, të cilat janë të shumta, por po mundohemi që këta dhurues familjarë, nesër të vijnë si dhurues vullnetar”.

Sipas specialistëve te fushës së shëndetësisë, nevojat e Shqipërise për gjak janë 20 dhurime gjaku për 1000 banorë. Ndaj ata apelojnë për një ndërgjegjësim më të madh të komunitetit për dhurimin vullnetar të gjakut, një shërbim humanitar ky për të aksidentuarit, fëmijët talasemikë, pacientët e kirurgjisë apo të sëmundjeve të tjera./VOA

Etiketa: VOA

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
Avokatët, kundër padrejtësive të hartës gjyqësore

Avokatët, kundër padrejtësive të hartës gjyqësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com