GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zëri i një femre që ulëriste”, dëshmitarët rrëfejnë vrasjen e ganezes nga Kliton Pira: Një person i 3-të doli nga dhoma

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e dyfishtë, zbulohet shkaku. Historia e shqiptarit me ganezen, nisi në rrjete sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëshmitarët e vrasjes së ganezes Jawsackie Jaboah nga i dashuri i saj 31-vjeçari Klinton Pira, kanë rrëfyer në polici, tmerrin që kanë parë dhe dëgjuar në apartamentin ku ndodhi krimi. Ata kanë dëshmuar nëj detaj që deri më tani nuk është bërë i ditur nga asnjë burim i grupeve hetimore, duke thënë se nga dhoma e hotelit ku u vra e reja ka dalë edhe një person i tretë, teksa çifti po konfliktohej. Sipas dëshmisë së tyre, Mili siç njihej vajza ganeze kishte rezervuar dhomën me qira ditore “online” nga një agjenci. Personi i agjencisë i ka pritur pas pallatit, ndërsa ka dëshmuar se çifti ka qenë i shoqëruar nga një grua në moshë të madhe, që thotë se ka qenë e ëma e Klintonit dhe një djalë tjetër, rreth të tridhjetave.

Dëshmitari shton se kur janë takuar janë ndarë nga familjarët dhe kanë shkuar drejt hotelit. Janë akomoduar në një hyrje në kat të shtatë të pallatit. Ai ka rrëfyer para grupeve hetimore se të dy personat “ishin të sjellshëm, të komunikueshëm dhe të qetë. Për sa kohë kam qenë me ta, ai thotë se nuk ka parë asnjë shenjë nervozizmi dhe më pas është larguar.

Ndërsa një banor i pallatit, që ndodhet pas shkollës “Pjetër Budi”. Ai thotë se ka qenë bashkë me gruan, kur dëgjuan zhurma në katin e banesës ku jetonin. “Ishin zëra të hollë, si zëra fëmijësh. Ishte zëri i një femre që ulëriste dhe doli në korridor. Sa më shumë zbriste shkallët, aq më mbytëse bëhej ulërima e saj”.

Një tjetër dëshmitar ka treguar se ka parë nga syri i derës dhe ka dalluar një mashkull me bluzë të bardhë që po zbriste shkallët. Pastaj, shton se erdhi një burrë tjetër, por nuk është e sigurt se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se kur ka dalë nga banesa për të pirë kafe, ka parë që gjithë korridori i katit të shtatë ishte i mbuluar me gjak, ndërsa kur ka zbritur poshtë ka parë trupin e pajetë të Klintonit.

Dëshmitare e kësaj ngjarje të rëndë ka qenë edhe një parukiere e cila ka dëshmuar se ka parë një vajzë “të huaj, të bukur, me flokët me rrica, që shoqërohej nga dy meshkuj të bardhë dhe po trajtoheshin nga rruga ‘Muhamet Gjollesha’, në krahun tjetër të vendit u ndodhi ngjarja”.

Dëshmitë e banorëve kanë zbuluar shumë detaje, të cilat deri më tani nuk ishin bërë publike nga grupi hetimor, megjithatë arsyeja se përse e kthyen historinë e dashurisë në një krim makabër mbeten të paqarta.

Etiketa: detajeTiraneVrasje

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Tragjike, humb jetën nga Covid-19 Kosta Grillo

Rrënqeth motra e Kosta Grillos: 55 ditë vuajtje, e humba vëllanë

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com