GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës ndalohet në Serbi

në Kosovë & Rajon, KRYESORE, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës ndalohet në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën, njoftoi në rrjetet sociale Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas informatave brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës, raporton “REL”, Jankoviç – i cili vjen nga komuna e Shtërpcës – është ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe është dërguar për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

Zulfaj tha gjithashtu se autoritetet serbe i kanë nisur “arrestimet masive” pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se po i mbajnë “peng të gjithë”.

Nadalimi i Jankoviçit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar si “të pabaza” akuzat e autoriteteve kosovare se ajo ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJK) ka deklaruar se për çështjen e paraburgimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi u është drejtuar vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Ata shprehën pritshmërinë se situata “do të përfundojë shpejt”.

MPJK tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tashmë kishte paralajmëruar për “këto veprime hakmarrëse”.

Vuçiç paralajmëroi më 14 prill se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe do të ndiqet penalisht”.

Ai i bëri këtë paralajmërim duke folur për arrestimin e Sreqko Sofronijeviçit prej Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 13 prill.

Policia e Kosovës tha më 13 prill se e ndaloi Sofronijeviçin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra.

Vuçiç tha gjithashtu se tani “të gjithë ata që e shkelin” rendin kushtetues të Serbisë, kushdo që merr pjesë në të në çfarëdo mënyre, përmes protestave, demonstratave apo mjeteve të tjera, do të mbahet përgjegjës.

Etiketa: KosoveKryesore1Serbi

Lajme të lidhura

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb
Kosovë & Rajon

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
“I kisha borxh 50 mijë euro shqiptarëve”, dëshmia në procesin “SKY-ECC” në Belgjikë

"I kisha borxh 50 mijë euro shqiptarëve", dëshmia në procesin "SKY-ECC" në Belgjikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26

Një i moshuar ka deklaruar se do të vijojë të protestojë dhe Rama duhet të japë dorëheqjen e panegociueshme. “Është...

Lexo më shumë
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com