GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjatet me 6 muaj mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Zbardhen debatet në mbledhje

16:39 - 20/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi voton ministrat e Ramës, Manastirliu e Krifca emrat më të “urryer”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar në mbledhjen e sotme shtyrjen e afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Konferenca vendosi që të zgjasë mandatin me 6 muaj, por rrëzoi projekt-vendimin e ri të paraqitur nga opozita, e cila kërkonte asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe përfshirjen e raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit.

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, bëri të ditur se i ka drejtuar Kryeparlamentares Lindita Nikolli, një kërkesë pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore ka dështuar dhe është mbledhur vetëm dy herë.

“PS e ka shpallur reformën zgjedhore si prioritet, por nuk mund të shpallësh si prioritet një Komision që nuk është mbledhur. Ne kemi marrë përgjegjësitë tona dhe kemi kemi depozituar një projekt-vendim të ri, duke kërkuar ekspertizën e ekspertëve të OSBE/ODIHR”, tha Bardhi.

Sipas tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së pranoi në parim se është opozita ajo që cakton përfaqësuesit e saj dhe askush nuk mund të ndërhyjë.

“Ne kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen e Komisionit, pasi së pari në përbërjen e tij janë individë që nuk janë më sot deputetë, sepse Komisioni është miratuar 1 vit e gjysëm më parë dhe nuk përputhet me realitetet e reja politike”, tha Bardhi.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse mazhoranca nuk do të pranojë emrat e propozuar prej grupit të PD-së si anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bardhi tha se nuk donte të besonte ekzistencën e një skenari të tillë.

“Nuk dua të mendoj se mazhoranca do të hyjë në një situatë të tillë, pasi edhe ne kemi plot rezerva për Damian Gjiknurin, bashkëkryetarin socialist të Komisionit, por nuk kemi asnjë të drejtë që tit hemi PS meqë neve nuk na pëlqen vendosni këtë tjetrin”, tha Bardhi, duke shtuar se Grupi i PD ka propozuar si bashkëkryetar Oerd Bylykbashin, duke zëvendësuar kështu Enkelejd Alibeajn.

Në vijim ai tha se çështja e dytë ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese, për të cilën Bardhi tha se varainti i propozuar çimenton kapjen e Kushtetueses nga Qeveria.

“Do të votojmë kundër, pasi Edi Rama i çon një mesazh sistemit të drejtësisë, sipas të cilit nëse ata duan rritje pagash, atëherë duhet ti binden Qeverisë”, tha Bardhi.

Bardhi tha se nuk ka pasur asnjë debat mes tij dhe deputetes Flutura Açka.

“Zonja Açka i drejtoi një pyetje kryeparlamentares se me çfarë cilësie ishte pjesë e mbledhjes dhe mori një përgjigje se ishte si kryetare e Komisionit Parlamentar. Pas kësaj ajo bëri një deklaratë politike dhe u largua.

Për Grupin Parlamentar të PD është e qartë se kush është kryetar, kemi një lojë të Edi Ramës që po tenton të caktojë Kryetarin e Grupit të opozitës”, tha Bardhi, duke shtuar se 28 deputetë të PD-së kanë njoftuar sot zyrtarisht Kryeparlamentaren se kë kanë kryetar Grupi.

Etiketa: BardhiKryesore1Reforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave
Aktualitet

SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

10:30 - 17/01/26
Aksidenti në Klos/  Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit
Aktualitet

Aksidenti në Klos/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit

10:10 - 17/01/26
Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit
Aktualitet

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit

09:55 - 17/01/26
Para
Lojtarët ishin egoistë/ Solskjaer: Gabuam me transferimin e Ronaldos

Lojtarët ishin egoistë/ Solskjaer: Gabuam me transferimin e Ronaldos

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave
Aktualitet

SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

10:30 - 17/01/26

Mbrëmjen e djeshme, një operacion i gjerë i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka tërhequr vëmendjen e opinionit...

Lexo më shumë
Aksidenti në Klos/  Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit

Aksidenti në Klos/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit

10:10 - 17/01/26
Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit

09:55 - 17/01/26
Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

09:40 - 17/01/26
Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

09:17 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com