GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Zgjati me 14 cm këmbët për burrin e saj, ja çfarë i ndodhi modeles

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjati me 14 cm këmbët për burrin e saj, ja çfarë i ndodhi modeles
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Theresia Fischer është një modele gjermane që shpenzoi 150,000 euro për të përmbushur dëshirat e ish-burrit të saj. Por, mjekët ortoped thonë se ky është një operacion i ndërlikuar kirurgjikal që përdoret vetëm në kushte ekstreme.

Të zgjasësh këmbët me 14 centimetra vetëm për një aspekt estetik, kjo ka ndodhur me një modele gjermane 31-vjeçare. Ajo ka treguar se operacioni ishte i dhimbshëm, i shtrenjtë dhe kjo vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit për një gjatësi 184 centimetra.

Theresia Fischer, e cila mori pjesë në reality show-n Big Brother në Gjermani, tregoi historinë e saj për radion Mdr Jump, duke zbuluar edhe dramën psikologjike, e cila filloi me një marrëdhënie toksike për të përfunduar në dismorfi (çrregullim mendor që lidhet me idetë obsesive për pjesë të ndryshme të trupit).

Presioni i ish-partnerit ndaj modeles

Gjatë intervistës, Theresia foli në detaje për bezdisjet e përditshme që i duhej të duronte nga i shoqi. “Theresia, ti e di që më pëlqejnë femrat e gjata. Unë do të doja shumë që të ma përmbushje këtë dëshirë e të zgjatesh me 14 centimetra më shumë,” kështu i shprehej ish-bashkëshorti.

Më pas, erdhi kushtëzimi psikologjik. Fjalët e të shoqit e zhytën thellë në mendime, duke e bërë të ndihej sikur e vetmja mënyrë për ta bërë atë të lumtur ishte t’i nënshtrohej një operacioni të shtrenjtë dhe të rrezikshëm. “Nuk mund të bësh pa mua. Ti ke nevojë për mua”. Këto fraza të përsëritura nga ish-partneri ndikuan në vetëbesimin e saj, duke e bërë të ndihej e pafuqishme dhe e varur.

Operacioni i vështirë i Theresia Fischer-it

Nga 170 centimera gjatësi natyrale, modeles iu imponua një shtim gjatësie për të shkuar në 184 centimetra. Një ndryshim kaq drastik nuk ishte aspak i thjeshtë: u kërkua një operacion që përfshinte futjen e shufrave metalike në këmbë, një lloj proteze që i lejoi asaj të merrte 14 centimetrat shtesë që dëshironte. Operacioni kërkonte kohë dhe vendosmëri.

“Ndihem shumë e turpëruar që pranova të bëja një operacion që duhet ta kisha shmangur,” pranoi ajo.

Një mësim i çmuar dhe njëherësh i hidhur mbi nevojën për të dashur dhe respektuar veten për atë që jeni, pa u ndikuar nga presionet ose pritshmëritë e të tjerëve./SHQIP

Etiketa: Theresia Fischer

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Gisele shpenzon shifrën marramendëse për shtëpinë e re

Gisele shpenzon shifrën marramendëse për shtëpinë e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26

Media spanjolle ka zbardhur detaje nga e kaluara kriminale e Luka Beqirajt, 39-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri...

Lexo më shumë
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com