GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjatja e afateve të vettingu-t, ONM: E nevojshme për të pasur një sukses të reformës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjatja e afateve të vettingu-t, ONM: E nevojshme për të pasur një sukses të reformës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar një seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) dhe Komisionin Publik.

Përfaqësuesit e ONM-së janë shprehur pro nismës për zgjatjen e mandateve të Vetting-ut. Sipas tyre kjo është një iniciativë e rëndësishme.

“ONM e konsideron zgjatjen e punës me një rëndësi shumë të madhe për të pasur një përfundim me sukses të procesit të vettingut si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo do lejojë që të mbarohen të gjitha ato çështje duke pasur parasysh dhe kapacitetet që kanë zhvilluar eksperiencën e tyre dhe që kanë arritur rezultatet shumë të mira. Po flas këtu për KPK që ka marrë një numër vendimesh në muaj edhe komisioni i pavarur i kualifikimit lejon që të finalizojë gjithë ato çështje dhe që puna që është bërë deri tani të mos humbasë dhe mos të fillojë çdo gjë nga fillimi“ – tha drejtuesi i bordit të ONM, Maciej Popoëski.

Gjithashtu ai tha se zgjatja e afateve deri në dhjetor 2024 do të jetë e mjaftueshme për të përmbyllur procesin e vettingut.

KPK-ja ka kërkuar që parlamenti t’i zgjasë mandatet deri në dhjetor të 2024-ës. Përfaqësuesit e tjerë të institucioneve dhanë argumentet e tyre pro ndryshimeve kushtetuese.

Genta Tafa (Bungo), një prej anëtareve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e pranishme në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit tregoi se pse sipas saj nuk është realizuar puna në afatin 5-vjeçar që i ishte dhënë nga Kushtetuta.

“Jemi mandatuar më 17 qershor 2017, dhe që nga ai moment jeta jonë ka ndryshuar totalisht. Jemi vënë në syrin e politikës, të publikut dhe subjekteve. Pse ne nuk i mbyllëm dot brenda 5 viteve? Ne u thirrëm në mbledhjen e parë për tu konstituuar më 3 korrik 2017, ne e kemi marrë strukturën në shtator 2017, e kemi marrë rrogën e parë në dhjetor 2017, e kemi përfunduar rekrutimin e stafit në janar 2018, dhe kemi filluar punën zyrtarisht sipas ligjit në janar 2018. Çdo vit unë kam ardhur para Kuvendit dhe kam kërkuar gjithnjë para dhe numër këshilltarësh dhe vetëm këtë vit për herë të parë e kemi numrin e plotë që të bëjmë punën tonë. 4 muaj gjithsej në nuk kemi bërë asnjë seancë për shkak të COVID. Kemi pasur subjekte të sëmura nga COVID një ditë para seancës dhe jemi dashur të respektojmë të drejtat e tyre. Unë nuk e kuptoj se pse na është dhënë vetëm 5 vite për 805 subjekte. Janë 805 subjekte që kanë familjarë. Në total në rastin ideal shkojnë 6400 persona të lidhur, dhe ne shikojmë jetën e 6400 personave. A mundeshim ne të kontrollonim 6400 persona? Këtë nuk di të them“ – tha ajo.

Në fund të mbledhjes kryeparlamentarja Nikolla u shpreh se në dhjetor pritet të vijnë përgjigjet e Komisionit të Venecias për pyetjet që i janë dërguar. Këshilli i Legjislacionit i ka drejtuar pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut. Pavarësisht mungesës së opozitës, mazhoranca ka vijuar me debate brenda vetes.

Kuvendi në përfundim vendosi me shumicë votash që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion. Gjatë votimit, Xhafaj abstenoi, dhe u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.

Partia Socialiste me datë 15 tetor depozitoi në Kuvend kërkesën për zgjatjen e mandateve të vetting-ut. Kjo erdhi pasi afatet e komisioneve të vetting-ut përfundojnë pesë vite nga momenti i funksionimit. PS-ja kërkon që afatet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shtyhen deri në 2024-ën.

Që këto ndryshime të realizohen, kërkohen edhe votat e Partisë Demokratike.

Etiketa: afatetdrejtesiONMreformasuksesvettinguzgjatja

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Para
Fifi shpëton nga eliminimi Granitin, në vend të tij vendos…

“Kam vuajtur 6 vjet nga depresioni”, Fifi rrëfen periudhën e errët të jetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com