GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhja e Avokatit të Popullit mbetet “peng” i një pakti politik

16:26 - 23/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi miraton ligjin për “Bashkëqeverisjen” dhe marrëveshjen me “Pfizer”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë vendosi të enjten të shtyjë me 30 ditë afatin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, në pritje të një marrëveshje politike mes opozitës dhe mazhorancës. Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022  dhe thirrjes iu përgjigjën 14 kandidatë. Megjithatë, komisioni vendosi ta shtyjë afatin për aplikim deri më 20 qershor. Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Klotilda Bushka i tha BIRN se shtyrja e afatit ishte bërë me propozim të dy grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

“Ky është proces parlamentar dhe politik,” tha Bushka. E pyetur nëse shtyrja do të shërbejë për negociata mes palëve për gjetjen e një emri konsensual, ajo shtoi se “sipas traditës, po”.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Megjithëse ligji nuk përmend negociata politike për këtë çështje dhe ka përcaktuar kritere ligjore për mënyrën si përzgjidhen kandidatët, në traditën e mëparshme zgjedhja e Avokatit të Popullit është përdorur nga për pakte mes palëve.

Në vitin 2017, pas një marrëveshje politike mes dy partive kryesore iu la opozitës që të propozonte kandidaten fituese, Erinda Ballanca. Sipas përcaktimeve ligjore, kandidatët shprehin dëshirën për të kandiduar duke dorëzuar dokumentacion pranë Kuvendit dhe Komisioni i Ligjeve cakton një seancë dëgjimore me ta dhe verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse dhe vetëm emrat që marrin mbështetjen e 28 deputetëve bëhen zyrtarisht kandidatë dhe votohen në seancë plenare./Reporter.al/

Kandidatët për Avokat të Popullit:

1-Jordan Daci

2-Evis Fico

3-Erinda Ballanca

4-Bledar Dervishaj

5-Ahmet Premçi

6-Endri Papajorgji

7-Brikena Kasmi

8-Boriana Nikolla

9-Altin Goxhaj

10-Ermir Kapedani

11-Olta Aliaj

12-Jorida Rustemi

13-Drita Avdyli

14-Ledio Braho

 

Etiketa: Avokati Popullitpaktipengpolitikzgjedhja

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Tebas e akuzoi, Al-Khelaifi i PSG i kthehet: Shqetësohet se Ligue 1 po bëhet e fortë

Tebas e akuzoi, Al-Khelaifi i PSG i kthehet: Shqetësohet se Ligue 1 po bëhet e fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com