GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhja e Bardhit, Gjekmarkaj: Partia e ‘vulës’ s’kishte pse nxitonte

14:14 - 19/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua nga Berisha se pinë kafe 250 euro në Itali, Gjekmarkaj zbulon faturën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e disa deputetëve të PD, për të zgjedhur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar.

Ai shpjegoi arsyet pse nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së sotme ndërsa tha se partia e konsideruar si fraksioni i “vulës” nuk kishte ngut që të caktonte menjëherë sot postet e reja.

Gjekmarkaj u shpreh se PD duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës, por të mos drejtohet nga asnjëri prej tyre.

“Në fakt nuk isha në këtë mbledhje për arsye objektive dhe subjektive. Jam duke udhëtuar jashtë Tirane. Ka të bëjë me perceptimet që ka të bëjë me ngjarjen. Kam respekt për Bardhin por besoj se nuk kishte aq ngut ajo që konsiderohet partia e vulës, për të caktuar postet e reja kur mendoj se i duhej dhënë kohë edhe palës tjetër që të reflektonte. Njeriu duhet t’i krijojë vetes shpresë që të gjenden ura komunikimi që PD të mos shkojë drejt një rruge vrastare.

Nuk dua ta cënoj emrin tim me funeralin e Partisë Demokratike. Të jem i distancuar qoftë nga Foltorja, qoftë nga Vula. Bashkëbisedimi mes palëve është i domosdoshëm. Po ta kisha një recetë e çoja. Sadopak shpresoj të dëgjohem ndonëse në këtë rast kam bindjen që nuk do të dëgjohem. Vendi ka nevojë për një opozitë të re të konceptuar ndryshe. Bashkimi është një kusht i domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Ka nevojë të përcaktojë cilat janë horizontet e saj. Si kjo parti duhet të plotësohet për t’u bërë alternativë qeverisëse. Duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës.

Edhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet as nga Sali Berisha dhe as nga Lulzim Basha. Shqipërisë dhe Partisë Demokratike nuk i mungojnë burrat dhe gratë. Atë do e përcaktonte gara. Asnjëri prej tyre nuk do duhej të ishte. Druaj që Berisha do mbetet në pozicionet e veta po kaq druaj që Lulzim Basha do të kthehet. Kjo do të çojë përfundimisht në ndarje dhe do të jetë e pafalshme”, deklaroi ai.

 

 

 

Etiketa: BardhiGjekmarkajvula

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Tërmeti e la pa skuadër në Turqi, legjenda turke merr drejtimin e Erzenit

Tërmeti e la pa skuadër në Turqi, legjenda turke merr drejtimin e Erzenit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com