GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Zgjedhja e Presidentit një farsë”, Halimi: Rama kapi edhe “drejtësinë e re”

22:37 - 22/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zgjedhja e Presidentit një farsë”, Halimi: Rama kapi edhe “drejtësinë e re”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu sikurse opozita edhe ish-deputeti Eduard Halimi e ka cilësuar procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës një farsë që e dëmton figurën e presidentit të ardhshëm. Në intervistën për A2cnn, ai tha se opozita duhet t´u thotë të vërtetën shqiptarëve, që sipas tij Rama do ta zgjedhë vetë, në mënyrë që të rrisë besimin te qytetarët.

“90% të kabinetit Rama e ka jashtë grupit parlamentar, të tjerë bëjnë fushatë të tjerë marrin vota dhe të tjerë poste në qeveri.

Procesi është fasadë dhe dëmton figurën e presidentit të ardhshëm, e banalizon. Ky proces duhet të ketë një lloj solemniteti edhe në Itali nuk ka ndonjë kompetencë është ceremonial, por ka proces dinjitoz në të cilën zhvillohet. Ky proces të gjithë e dinë që është fars. Politika është arti i kompromisit.

Opozita duhet t’u thotë qytetarëve shqiptarë realitetin që Rama do ta zgjedhë vetë. Besimi rritet duke u thënë të vërtetën”, thotë Halimi.

Ai gjithashtu thekson se projekti kushtetues ishte shpresëdhënës që drejtësia do të ishte më e pavarur, por ligjet e miratuara më pas deformuan konceptin kushtetues dhe shkuan drejt kapjes së sistemit të drejtësisë.

Sipas Halimit, zgjatja e organeve të Vettingut dhe mungesa e institucioneve të drejtësisë kanë sjellë kapjen e drejtësisë, gjë e cila u paralajmërua edhe nga Komisioni i Venecias, i cili nuk ia sugjeron askujt modelin shqiptar të kësaj reforme.

“Projekti kushtetues ishte shpresëdhënës që drejtësia do të ishte më e pavarur, se nuk kishim ndikimin e ministrit, presidentit, kryeministrit. Përzgjedhja do të kalonte përmes balancimeve të pushtetit. Ligjet e miratuara më pas deformuan konceptin kushtetues dhe shkuan drejt kapjes së sistemit të drejtësisë. Zgjatja e jashtëzakonshme e Vettingut do të sillte ndikim të qeverisë në një proces selektiv. Ky proces po zgjati do të çonte në kapjen politike të atij që do të kishte pushtetin. Venecia paralajmëroi që po pati vonesa do të kapet drejtësia. Mungesa e gjatë e institucioneve të drejtësisë e bënte qeverinë komode”, theksoi Halimi.

Dhe për ta vërtetuar qëndrimin e tij, ish-deputeti demokrat thekson se mjafton të shihet SPAK i cili është nën kontrollin e plotë të qeverisë. Ai sjell shembullin e Rumanisë ku funksionin sistemi ligjor dhe frika nga ligji.

“Doni të shihni si është situata në drejtësi, shikoni SPAK, shikoni patronazhistët. Cili ishte qëndrimi gjatë zgjedhjeve? Isha në Rumani në 2018 për të nënshkruar një kontratë për energjinë, kolegët e mi rumunë refuzonin që të bëheshin pjesë dhe të nënshkruanin si avokatë. Nuk pranonin, këtu drejtësia funksionon në këtë mënyrë. Që nëse ka dyshime për korrupsion verifikohen në bllok dhe arrestohen. Ishte krijuar klima se funksionon sistemi ligjor. Frika nga ligji. Pavarësia dhe jetëgjatësia në detyrë, ndërsa prokurorët e SPAK në Shqipëri janë me mandat. SPAK-u është nën kontrollin e qeverisë”, shtoi ai.

Për të treguar kapjen e drejtësisë, Halimi sjell në vëmendje edhe dosjet në Gjykatën e Lartë ku vetëm 5 prej tyre gjykohen në prani të palëve dhe nga këto 4 i fiton shteti dhe një individi. Por Halimi thekson se edhe ato që gjykohen në dhomë këshillimi 85% fitohen nga shteti.

 

“Janë 35 mijë dosje në Gjykatën e Lartë. Marrim shembullin e kolegjit Administrativ në gjykatën e lartë. Vetëm në 100 ditë të viti 2022 janë 275 çështje, vetëm 5 prej tyre janë gjykuar në prani të palëve, 270 të tjerat në dhomë këshillimi dhe vendosin vetë. Pra 2% në prani të palëve dhe nga 5 çështje një e ka fituar individi 4 shteti. Nga këto në dhomë këshillimi 85% i fiton shteti dhe 15% biznesi”, shtoi ai.

Etiketa: drejtesia e ree kapur nga ramaEduart Halimiinterviste

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Kujt i bëjnë punë gushëkuqat dhe gushëkuqet e Organizatës Politike?

Kujt i bëjnë punë gushëkuqat dhe gushëkuqet e Organizatës Politike?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com