GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Bajram Begaj nga sot merret në mbrojtjen e Gardës së Republikës

11:14 - 04/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhja e Presidentit të ri/ Bajram Begaj nga sot merret në mbrojtjen e Gardës së Republikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë ditën e sotme kandidaturën e Partisë Socialiste, Bajram Begaj, si President të Republikës. Po nga sot deri në pritje të marrjes së detyrës me ceremoni në Kuvend, ai do të mbrohet nga Garda e Republikës, e cila do jetë përgjegjëse për ruajtjen e kreut të ardhshëm të shtetit.

Nëse Bajram Begaj merr 71 vota e nevojshme, ai duhet të presë deri në 24 korrik për të marrë detyrën, ditën që i mbaron mandati Presidentit aktual, Ilir Meta.

Sipas nenit 88, pika 3 e Kushtetutës, “Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet”.

Përpara se emri i Bajram Begajt të marrë votat e shumicës në Parlament, ka edhe disa hapa të tjera të përcaktuar në Kushtetutë.

Në orën 10:00, Grupi Parlamentar i PS-së do të mblidhet për të aprovuar kandidaturën e Kryeministrit Edi Rama për President. Në këtë mbledhje, maxhoranca do të mbledhë edhe firmat e të paktën 20 deputetëve, gjë që në kampin socialist nuk është problem. Hapi i radhës është ai i depozitimit të kandidaturës në Kuvend, së bashku me firmat. Kjo gjë duhet të ndodhë brenda orës 12:00, në të kundërt edhe raundi i katërt do të digjet pa kandidat.

Afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, nga ana e Komisionit të Ligjeve, i cili duhet të japë “OK” për pastërtinë e figurës së Bajram Begajt, 2 orë përpara se emri i tij t’i shkojë Kuvendit për votim.

Mandati i Presidentit në Shqipëri është 5 vite të plota dhe nëse merr mbështetjen e kuvendit, Bajram Begaj do jetë kreu i 8-ti i shtetit pas viteve ‘90.

Etiketa: Kuvendi i ShqipërisëPartia Socialistepresidenti i ri

Lajme të lidhura

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Para
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!

Uaaa çfarë gazetarie!!!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com