Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.
Ashtu siç pritej, mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, pasi siguroi 184 vota, përballë rivalit të tij Saimir Korreshi, i cili mori 84 vota.
Në drejtimin politik të partisë nuk pati ndryshime edhe për Gazment Bardhin, i cili vijon të mbetet kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe për Agron Gjekmarkajn, i cili ruan pozicionin e nënkryetarit.
Në garën për postet e tjera të nënkryetarëve u zgjodhën Belind Këlliçi, i cili fitoi ndaj Luçiano Boçit me rezultatin 177 me 113 vota, Nikola Kedhi, që triumfoi ndaj Jonathan Panos me 174 vota kundrejt 101, si dhe Erisa Bajaziti, e cila siguroi 193 vota, duke lënë pas kandidaten Besa Manaj me 69 vota. Me zgjedhjen e tyre, Kedhi do të përfaqësojë të rinjtë në strukturat drejtuese të partisë, ndërsa Bajaziti diasporën.
Këshilli Kombëtar votoi gjithashtu edhe për përbërjen e sekretariateve të reja. Klevis Balliu u zgjodh Sekretar Organizativ, Andi Mustafaj mori drejtimin e Sekretariatit për Burimet Njerëzore, ndërsa Marash Logu do të drejtojë Sekretariatin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore. Viola Kapedani u zgjodh Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, Eva Metaj do të mbulojë Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile, ndërsa Fjoralba Dizdari u emërua Sekretare për Integrimin Evropian.
Po ashtu, Ethem Aga do të drejtojë Sekretariatin për Emigracionin dhe Diasporën, Etion Kapedani atë për Dixhitalizimin, Gentian Kaprata Sekretariatin për Infrastrukturën dhe Territorin, Endira Bushati Sekretariatin për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit, Franc Nuri Sekretariatin për të Drejtat e Njeriut, Shkëlqim Lepenica Sekretariatin për të Përndjekurit Politikë, Ylli Asllani Sekretariatin për Pushtetin Lokal dhe Erges Eskiu Sekretariatin për Aksionin Qytetar.
Rezultatet
Sekretari i Përgjithshëm
Flamur Noka 184 vota
Sajmir Korreshi 84 vota
Nënkryetari nga strukturat
Belind Këlliçi 177 vota
Luçiano Boçi 113 vota
Nënkryetari nga të rinjtë
Xhonatan Pano 101 vota
Nikola Kedhi 174 vota
Nënkryetari nga Diaspora
Besa Manaj 69 vota
Erisa Bajaziti 193 vota
Sekretar Organizativ
Agron Loka 86 vota
Klevis Balliu 197 vota
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani 192 vota
Renald Rista 61 vota
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafa 192 vota
Mario Runa 81 vota
Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin
Gentian Kaprata 135 vota
Maksim Kola 129 vota
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Arlinda Ahmetaj 59 vota
Marash Logu 215 vota
Sekretar për Çështjen e Pronave
Endira Bushati 158 vota
Ledina Mandia 106 vota
Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
Denisa Kele 108 vota
Viola Kapedani 131 vota
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri 185 vota
Ledio Nuraj 89 vota
Sekretar për Organizatat Partnere
Eva Metaj 171 vota
Malvina Lika 112 vota
Sekretar për të Përndjekurit Politik
Lorenc Luka 103 vota
Shkëlqim Lepenica 158 vota
Sekretar për Integrimin Europian
Fjoralba Dizdari 172 vota
Silvia Hasaj 107 vota
Sekretar për Pushtetin Vendor
Agron Haxhimali 78 vota
Ylli Asllani 179 vota
Sekretar për Diasporën
Et’hem Aga 209 vota
Petrit Tafaj 43 vota
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu 174 vota
Jurgen Spaho 112 vota
Komisioni i Apelimit (5 anëtarët më të votuar)
Adriana Kalaja 238 vota
Besart Logu 163 vota
Shaqir Manjani 143 vota
Suina Asllanaj 112 vota
Gentian Koçi 104 vota
Ankelita Çela 97 vota
Mark Lleshi 94 vota
Lukas Heirdon 84 vota
Arsen Dushku 58 vota
Çajup Shehaj 48 vota
Njoftim për shtyp i komisionit zgjedhor të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, gjatë së cilës përmbylli procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur 3 nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri të Partisë dhe Komisionin e ri të Apelimit.
Pas një procesi zgjedhor transparent, të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë:
Nënkryetarë të PDSH-së:
Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti
Sekretariati i Partisë:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Sekretar Organizativ
Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
III. Komisioni i Apelimit:
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi
Këshilli Kombëtar, edhe në këtë rast, pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PDSH-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Në mënyrë konkrete:
Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi si nënkryetarë të Partisë përfaqësues të të rinjve nën moshën 35 vjeç dhe përfaqësues të Diasporës.
Të tre nënkryetarët e zgjedhur të Partisë janë për herë të parë pjesë e lidershipit të Partisë.
Trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë anëtarët e zgjedhur në Sekretariatin e Partisë janë për herë të parë pjesë e Sekretariatit dhe Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.
Katër nga pesë anëtarët e Komisionit të Apelimit janë për herë të parë pjesë e organeve drejtuese të Partisë.
Në përfundim, Komisioni Zgjedhor falënderon mediat për ndjekjen e pandërprerë të procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të gjithë kandidatët dhe vëzhguesit e tyre për kontributin në zhvillimin e një procesi korrekt, transparent dhe të besueshëm.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kandidatët që morën pjesë në këtë garë të brendshme dhe nuk rezultuan fitues. Kontributi, angazhimi dhe vlerat e tyre përbëjnë një pasuri të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e procesit të saj të ripërtëritjes dhe forcimit.










Discussion about this post