GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhje të parakohshme? Ja qëndrimi i Ramës në mbledhjen informale…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhje të parakohshme? Ja qëndrimi i Ramës në mbledhjen informale…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i mazhorancës qeverisëse, ka thirrur një takim informal në një prej resorteve në Shëngjin të Lezhës, ku pritet të përcaktohen prioritetet qeverisëse, por edhe një analizë mbi atë që ka ndodhur në 2023-in.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, por nga raportimet mësohet se Kreu i Qeverisë, ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal në 2024 për përmbushjen e objektivave dhe përballimin e sfidave.

Duket se 2024-a do të shërbejë për Qeverinë dhe socialistët si një “ndezje motorësh” për fushatën e zgjedhjeve të 2025-ës, përsa kohë Kryeministri ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas raportimeve, në fjalën e tij, Rama është shprehur se nuk ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe pse prej disa muajsh Kuvendi zhvillon seanca në kaos, ndërsa skandale të njëpasnjëshme kanë përfshirë emra dhe eksponentë të rëndësishëm të qeverisë.

Rama ka kërkuar, sipas raportimeve një përmirësim të punës nga Komisionet Parlamentare, por edhe nj forcim të strukturave të partisë në bazë, si dhe një angazhim më të madh të deputetëve në zonat që mbulojnë.

Në pjesën e parë të mbledhjes ishte Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar, Blendi Ccucci që kanë folur për sfidat dhe prioritetet, ndërsa Kreu i Qeverisë ka vlerësuar parametrat ekonomikë dhe ato të sigurisë.

Takimi do të vijojë në orët e pasdites, ku pritet që ministrat të paraqesin raportet vjetore mbi vitin që lamë pas, ku pritet të vendosin theksin në përmbushjen e objektivave. Takimi do të vijojë edhe ditën e nesërme, ndërsa nuk dihet nëse në përfundim të tij, Kreu i Qeverisë do të ndërmarrë hapa për përmirësimin e kabinetit qeveritar, megjithëse një ditë më parë propozoi Blendi Gonxhen si anëtarin e ri të qeverisë, të cilin e propozoi si ministër të Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Etiketa: Kryesore1qeveriaRamaZgjedhje

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
4 shenjat që këtë muaj do bëjnë namin në punë

4 shenjat që këtë muaj do bëjnë namin në punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com