Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm në Bashkinë e Tiranës.
Komentet Alimehmeti i bëri në studion e Report Tv, ku teksa u pyet për Florian Binajn, tha se opozita nuk do të shkojë në zgjedhjet lokale me kandidat të pavarur.
Sipas Alimehmetit, Binaj mund të garonte për Bashkinë e Tiranës vetëm nëse gjatë kësaj kohe do të përfshihej në strukturat e një subjekti politik opozitar.Meta kërkoi nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë duke kërkuar kështu daljen nga paraburgimi.
PD është në proces ristrukturimi. Zoti Binaj dha një kontribut shumë të çmuar. Ofroi figurën e vet për opozitën, integritetin e tij në një moment të vështirë për opozitën dhe për PD-në. Megjithatë në zgjedhjet e vitit 2027 nuk do shkohet me kandidatë të pavarur. Pra jemi duke folur për tipologjinë e kandidatëve. Në këtë drejtim nuk kemi dalë me emra të përvetshëm. Por nuk është çudi që Binaj të ketë edhe një trajektore brenda-partiake”, tha mes të tjerash Alimehmeti.
Më tej Alimehmeti foli edhe për një kandidim të mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës në emër të Partisë Demokratike. Alimehmeti nuk e mohoi kandidimin, por tha se vendimi do të merren nga Kryesia dhe forumet e tjera të Partisë Demokratike.
“A do ta konsideronit një kandidim të mundshëm për kryeqytetin?”, e pyeti gazetari-Alimehmetin.
“Është Kryesia e PD-së që do mblidhet, do e diskutojë. Ju e dini që në atë trajektore unë jam futur në vitin 2022. Kështu që ata janë të qartë mbi realitetin. Do ta diskutojnë dhe vendosin forumet drejtuese. Jemi shumë paraprake për të folur sot pas një viti që janë zgjedhjet. Edhe këto diskutime i shoh paraprake në këtë drejtim”, shtoi Alimehmeti.










Discussion about this post