GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku

në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Kukës përfundoi me fitoren e Rrahman Demajt, i cili mori 642 vota, ndërsa rivali i tij Sabah Cenaj siguroi 273 vota.

Në votim morën pjesë 927 anëtarë nga rreth 1700 të regjistruar, duke treguar një pjesëmarrje të konsiderueshme. Pas shpalljes së rezultatit, Demaj falënderoi mbështetësit dhe u shpreh i vendosur për të bashkuar strukturat dhe për të forcuar degën.

Nga ana tjetër, Sabah Cenaj pranoi rezultatin dhe e cilësoi procesin të rregullt. Ai theksoi rëndësinë e unitetit brenda partisë pas garës. Ndërkohë, drejtuesi politik Flamur Hoxha përgëzoi të dy kandidatët dhe nënvizoi se prioritet mbetet forcimi i Partisë Demokratike dhe përballja me sfidat politike në vijim.

Demokratët e Hasit zhvilluan sot zgjedhjet për kreun e ri të degës në një proces të qetë dhe të rregullt, i cili nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18:00.

Pas përmbylljes së numërimit të votave, fitues u shpall Urim Dauti, i cili siguroi 727 vota. Ndërkohë, rivali i tij, Nezir Lushi arriti të marrë 56 vota. Në total morën pjesë në votim 791 anëtarë të degës.

Nga këto, 8 vota u shpallën të pavlefshme. Procesi u vlerësua si korrekt dhe në përputhje me rregullat nga pjesëmarrësit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimet më të fundit brenda strukturave të Partisë Demokratike në Degën 15 në kryeqytet, që përfshin zonat Vaqarr, Pezë dhe Ndroq.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj dege kanë konfirmuar me votë zgjedhjen e Florind Mansaku si kryetar i degës për një mandat 4-vjeçar. Në rrjete sociale, Këlliçi i ka uruar suksese Mansakut në detyrën e re, duke vlerësuar gjithashtu edhe kandidatin tjetër, Gentian Shkreta, për fushatën dhe angazhimin e tij në strukturën lokale.

Në fund të postimit, ai ka bërë edhe një thirrje për mobilizim më 8 maj përpara Kryeministrisë, në kuadër të aksioneve politike të opozitës kundër qeverisë Rama.

“Anëtarët e Degës Tirana 15, Vaqarr, Pezë, Ndroq, konfirmuan sot me votë Florind Mansakun si kryetar dhe për 4 vite. Duke i uruar suksese zotit Mansaku, përgëzoj Gentian Shkretën për fushatën civile që bëri dhe për angazhimin e tij të palodhur në këtë strukturë. Demokratët e degës 15 vijnë të bashkuar dhe me energji të reja për betejat historike që kemi përpara, deri në rrëzimin e regjimit të korruptuar e kriminal të Edi Ramës. Më 8 Maj shihemi të gjithë para kryeministrisë!”,shkruan Këlliçi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1zgjedhjet ne PD

Lajme të lidhura

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup
Sport

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26
Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave
Breaking Views

Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

22:53 - 26/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Para
Bylis thyen Teutën/ Josa: E merituam, skuadra është përmirësuar

Bylis thyen Teutën/ Josa: E merituam, skuadra është përmirësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup
Sport

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26

Ndeshje e çmendur në Massachusetts, aty ku Franca dhe Norvegjia dhuruan një ndeshje spektakolare, me “Gjelat” që treguan gjithë arsenalin...

Lexo më shumë
Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

22:53 - 26/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

22:02 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet