GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për kreun e PD, Noka sulmon Salianjin: Dera nuk do jetë kurrë e hapur për “Gysin”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gara për kreun e PD, Noka sulmon Salianjin: Dera nuk do jetë kurrë e hapur për “Gysin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka nga selia blu nuk do të jetë e hapur për Ervin Salinajin që e etiketoi si “Gysi” (Ergys Agasi) duke paralajmëruar mospranimin e kandidaturës së Ervin Salianjit, i cili është akuzuar nga Berisha për lidhje me Agasin.

“Dyert e PD janë të hapura. Për Gysin s’do jetë kurrë kjo derë e hapur. Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit le të aplikojnë të gjithë, për PD duhet të jesh pikësëpari demokrat, jo t’i shërbesh Ramës, duhet të jesh njeri që u shërben demokratëve.”, tha Noka në një prononcim për mediat.

Sot ish deputeti Ervin Salianji tentoi të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e tij për kreun e PD-së, përmes përfaqësuesve të tij, por ai nuk është pranuar me argumentin se zyrat e selisë blu janë bosh, dhe nuk ka persona për administrimin e dokumentacionit.

Përfaqësuesit e Salianjit pretendojnë që e gjitha kjo është e inskenuar pasi ka një “frikë nga gara”.

Në garë për kreun e PD tentoi të hynte edhe Evi Kokalari (aktiviste) por u rezufua, Mereme Sela (mjeke) dhe Alesia Balliu.

Kjo e fundit, ish-anëtare e Këshillit të PD-së dhe kritike e Berishës.

Emër suprizë mbetet ai i mjekes, me një profil më të ulët publik, por që ka qenë e angazhuar në këtë parti dhe ka marrë pjesë në Primare.

Ndërkohë, Noka, deklaroi se demokratët kanë qenë tejet transparent në këtë proces.

Flamur Noka:  Tani, unë në 13 mars kur kryesia e PD ka marrë vendim kryesia e PD për çeljen e garës për kryetar, ju kam komunikuar që gara është hapur dhe besoj që kemi qenë transparent.
Tani, ka një muaj, ka patur çdokush që aspiron për të aplikuar dhe ka afat deri në 12 të natës.
Çdo anëtar i Partisë Demokratike që plotëson kriteret. A, ju thoni kur të hapet gara për administratorin e bizneseve të Gysit, atëherë është tjetër gjë. Unë flas për Partinë Demokratike. Apo kur të hapet gara për ndonjë vend surrogato te TV Varikalon, atëherë janë të tjera gjëra. Unë flas për kriteret e partisë dhe për garën e partisë.

Gazetarët: Të ishit pak më serioz, pasi ju vetë e keni akuzuar ish-kryetarin Lulzim Basha se i ka mbyllur dyert…

Noka: Dyert… Hajdeni këtu, ja shikojeni dyert. Janë të hapura dyert apo jo? A janë të hapura dyert? A janë të hapura dyert? Tani, por, ama një gjë do ju sqaroj. Për Gysin nuk ka për të qenë kurrë kjo derë e hapur. Për, më fal, për mafiozin Varikarlon s’do jetë kurrë…

Gazetarët: Po për një demokrat që ju quajtët se bënte burg politik për Partinë Demokratike, është e hapur?

Noka: Tani, unë po ju them, për Gysin apo për Varikarlon, kjo derë, më vjen keq… Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit, të shkojnë ta aplikojnë të gjithë. Për Partinë Demokratike duhet të jesh pikë së pari demokrat, jo t’i shërbesh Ramës, duhet të jesh njeri që u shërben demokratëve.

Gazetarët: Po kandidatja zonja Noka, është një person e cila ka qenë…

Noka: Mirela Sela është demokrate. Është anëtare e partisë. Prit, prit. Më fal. Është pritur, ka dorëzuar. A i plotëson kriteret, a s’i plotëson kriteret, është çështje e institucioneve. Por ajo është demokrate dhe absolutisht. Por, ju mund të doni që Edi Rama të sjellë dokumenta për, jo, Gysi, jo, Sueli, jo, më vjen shumë keq. Ka kritere kjo parti. Ka një vijë të kuqe.

Gazetarët: A nuk besoni se ju mund t’i jepni alternativë edhe siç po thoni juve, pra nuk keni besim se demokratët do dinë të zgjedhin kush do të jetë drejtues i Partisë Demokratike?

Noka: Absolutisht, po. Demokratët e kanë treguar kur shpëtuan Partinë Demokratike nga kthetrat e narko-regjimit dhe të Edi Ramës. Kjo është koshiencë politike siç kanë demokratët, nuk ka asnjë qytetar shqiptar tjetër në këtë vend. Për këtë jemi, jemi të, jemi krenarë për demokratët që përfaqësojmë. Ama po ju them një gjë. Unë e kuptoj shumë mirë që ka media që regjimi kërkon t’i përdorë, por është e drejta e mediave…

Gazetarët: Po flasim për garën e brendshme në Partinë Demokratike, zoti Noka. Është e drejtë e mediave…

Noka: Prit. Por ama po ju them një gjë. Kur të bëhet gara për administratorin e Gysit… Po flasim për garën e brendshme të Partisë Demokratike, apo të Varikarlos, është tjetër gjë. Gara e Partisë Demokratike është tjetër gjë.

Gazetarët: Zoti Noka, po e çoni sërish Partinë Demokratike drejt një përplasje në gjykatë me demokratët.

Noka: Elda. A ke parë diçka ti, ka ndonjë anëtar i Partisë Demokratike që ka aplikuar dhe i është refuzuar e drejta e aplikimit? Më thoni një.

Gazetarët: Nuk u prit në mënyrë serioze. Nuk ishte një person nga zyra e protokollit. Mungonte anëtari i komisionit zgjedhor.

Noka: Unë po ju bëj një pyetje. Dini ju që një anëtar i PD-së ka aplikuar dhe nuk i është pranuar aplikimi? Asnjë! A, ju doni që të aplikojë Gysi apo Varikarlo? Nuk ndodh. Faleminderit. Ju duam shumë!

Etiketa: Kryesore1NokaSalianji

Lajme të lidhura

U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka
Aktualitet

U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

10:50 - 25/07/26
Mashtronte klientët dhe tentonte t’u shiste makinat, arrestohet pronari i një servisi në Astir
Aktualitet

Mashtronte klientët dhe tentonte t’u shiste makinat, arrestohet pronari i një servisi në Astir

10:44 - 25/07/26
Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë
Aktualitet

Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

10:02 - 25/07/26
Para
Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)
Sport

Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)

11:07 - 25/07/26

Portieri italian Gianluigi Donnarumma i dha fund beqarisë, duke u martuar me Alessia Elefante në një ceremoni të zhvilluar në...

Lexo më shumë
U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

10:50 - 25/07/26
Mashtronte klientët dhe tentonte t’u shiste makinat, arrestohet pronari i një servisi në Astir

Mashtronte klientët dhe tentonte t’u shiste makinat, arrestohet pronari i një servisi në Astir

10:44 - 25/07/26
Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban

Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban

10:21 - 25/07/26
Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

10:02 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com