GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet 2025: Rënie e fortë e votuesve brenda vendit, mbi 200 mijë më pak se në 2021

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Zgjedhjet 2025: Rënie e fortë e votuesve brenda vendit, mbi 200 mijë më pak se në 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 shënuan një rënie të ndjeshme të numrit të votuesve brenda territorit të Shqipërisë, me 200 mijë më pak qytetarë që morën pjesë në votime krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë, ose 12% më pak se katër vite më parë.

Qarku i Beratit rezulton me rënien më të madhe të pjesëmarrjes, me 17%, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me nga 16%. Emigracioni dhe plakja e popullsisë konsiderohen si faktorët kryesorë të kësaj tkurrjeje, ndërsa të dhënat e Eurostat tregojnë se gjatë viteve 2022–2023 rreth 100 mijë shqiptarë emigruan drejt vendeve të BE-së.

 

Tirana mbetet qarku me peshën më të madhe elektorale, me 449,667 votues në 2025, megjithë një rënie prej 7.8%. Kryeqyteti përfaqëson tashmë 30.8% të elektoratit aktiv, duke forcuar rolin vendimtar në rezultatin kombëtar.

Ndërkohë, qarqet Fier, Durrës dhe Elbasan humbën mbi 70 mijë votues së bashku, me rënie dyshifrore. Në veri, Shkodra regjistroi rënien më të madhe me 15%, ndërsa Kukësi shënoi një rënie më të moderuar prej 10%, pas valëve të mëparshme të emigracionit..Analistët theksojnë se përveç emigracionit dhe ndryshimeve demografike, edhe mosbesimi i të rinjve ndaj politikës, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e alternativave politike po kontribuojnë në uljen e pjesëmarrjes. Në këtë sfond, rritet edhe nevoja për përfshirjen e diasporës dhe përditësimin e regjistrave civilë për të garantuar një proces zgjedhor më gjithëpërfshirës dhe legjitim.

 

Etiketa: 20212025bie numri i votuesveZgjedhje

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
“Mbi Greqinë ka dyshime”/ Agron Shehaj: Procesi duhet riparë nga fillimi

“Mbi Greqinë ka dyshime”/ Agron Shehaj: Procesi duhet riparë nga fillimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com