“Halli i vetëm i Berishës është si të mbajë partinë dhe jo të rrëzojë apo të mundë Ramën”, kështu u shpreh analisti Ergys Mërtiri gjatë një intervistë në “News24”.
Në analizën e tij për situatën në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit, analisti Mërtiri tha se ai ka treguar se do të luftojë deri në fund, por nëse për
Për Ervin Salianjin, them se isha pjesë e tryezës sepse jam i predispozuar të mbështes të rinjve sepse besoj që duke mbështetur të rinjtë mund të rrëzojmë këtë regjim apo një mënyrë për të goditur këtë sistem. Por dua të them përse Berisha shqetësohet nga kandidaturat? Ne e dimë që ka pronë private, pra duke e parë si pronë private nuk mund të drejtojë demokratët. Demokratët nuk janë mish për top që mund t’i tërheqësh për hunde…Por një pjesë e madhe e demokratëve duhet thënë se nuk pranojnë të trajtohen si hyzmeqarë. Berisha ose duhet të fitojë 100% ose çdo rezultat tjetër e dobëson. Unë e kam thënë problemi i PD nuk është vetëm tek emrat që i dalin Berishës përballë, por vetë ai. Në PD ka dy grupe, berishistët e verbër por është edhe një kategori që e kuptojnë që me Berishën nuk kanë të ardhme dhe duan ndryshim. Por Berisha duke e ditur që kjo kategori që kërkon ndryshim, është më e madhe, kërkon t’u vrasë çdo alternative apo këdo që merr përsipër të bëhet zëri i kësaj shumice të heshtur”, tha ai.










Discussion about this post