GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet, Boçi: Dorëzoj mandatin që të jem pranë njerëzve të mi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, Boçi: Dorëzoj mandatin që të jem pranë njerëzve të mi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luçiano Boçi, i cili do të lërë mandatin e deputetit për të kandiduar si kryetar bashkie në Elbasan mbajti fjalën në Kuvend duke thënë se nuk po dorëzohet. Boçi shprehet se këtë sakrificë po e bën për t’i kthyer lavdinë Bashkisë së Elbasanit.

Po ashtu ironizon qeverinë duke thënë se i ka falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore dhe i bën thirrje që të ndalen së detyruari qytetarët ëqë t’i pëlqejnë në rrjete sociale.

“Në këtë sallë më ka sjellë mbështetja dhe vota e qytetarëve pa parti të Elbasanit. Vetë në këto vite jam përpjekur sa kam mundur me angazhimin tim të jem zëri i tyre. Jam përpjekuri të jem mbështetja e tyre, zgjidhësi i problemeve të tyre, miku i tyre, pavarësisht krahut politik, vetvetja. Jo gjithmonë ia kam arritur dhe kjo është krejt njerëzore ama ka qenë nder për mua.

Ka qenë besimi i tyre që e ka bërë fjalën të vlerë dhe i ka dhënë frymë mendjes time të flasë dhe të thojë të vërtetën. Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj. Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë.

Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve. Nëse ka një pasqyrë ku dua të dukem mirë është vetëdija e qytetarëve. Unë po iki për tu rikthyer se kjo u vlen njerëzve të mi se bashkë me ta do e bëjmë ndryshimin. Do e bëjmë Elbasanin një vend të dashur ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh, ku përmasa njerëzore rritet dhe trashëgohet bukur. Boll i detyruat qytetarët t’ju pëlqejnë me zor në rrjete sociale. Bashkia është e qytetarëve dhe ata do e bëjnë ndryshimin”, tha Boçi.

Etiketa: Bocikuvendzgjedhjet e 14 Majit

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë
Breaking Views

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26
Para
ME VIDEO/ Si shitej droga në shkolla e lokale në Tiranë

ME VIDEO/ Si shitej droga në shkolla e lokale në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26

Banorët e Bashkisë Krujë, janë thërritur sot në polici, duke iu bërë presion në mënyrë që të mos dalin në...

Lexo më shumë
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com