GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet/ Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Do e hetojmë ‘trenin bullgar’

13:31 - 22/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi për votat nga Greqia/ Celibashi: I kemi kërkuar prova DHL-së për shpërndarjen e zarfeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli për votën e diasporës, pas përfundimit të numërimit.

Në veçanti, ai thekson se platformat e KQZ-së janë gjetur nën sulme kibernetike, sulme të cilat kryekomisioneri pretendon se kanë qenë të organizuara.

“Mund të bëj publike sot që platformat e KQZ-së, duke nisur nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë janë gjetur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar. Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia”, tha Celibashi.

Lidhur me DHL-në, ai tha se është kërkuar prej tyre të vihet në dispozicion dokumentacioni ku tregohet procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët.

“Nga ana tjetër, i kemi kërkuar DHL-së t’i vërë në dispozicion KQZ-së të gjithë dokumentacionin i cili vlersohet se tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes së fletëve të votimit të zgjedhësve kudo në botë, dhe në Greqi. Ne do të vëmë në dispozicion subjekteve zgjedhore këtë dokumentacion dhe do mbetet në gjykimin e tyre. Jemi në marrëdhënie kontraktuale me DHL-në, do shohim sesi e kanë përmbushur veprimin kontraktual”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

I pyetur mbi denoncimet e bëra nga Partia Demokratike, të shoqëruara me pamje filmike, se në Elbasan është aplikuar fenomeni i ashtuquajtur ‘Treni Bullgar’, ku fletët e votimit të plotësuara janë futur në kuti, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se nuk janë në dijeni dhe nuk u është bërë me dije për rastin në fjalë.

Ai theksoi se rasti duhet të verifikohet dhe të hetohet, në mënyrë që këtij shqetësimi t’i jepet një përgjigje.”

“Nuk jemi në dijeni dhe nuk na është bërë me dije për këtë rast. Ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet dhe të verifikohet nga organet e procedimit penal. Është e domosdoshme t’i jepet një përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”, tha Celibashi.
Etiketa: CelibashiIlirjan CelibashiKQZtreni bullgarzgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Para
Akuzohen se neglizhuan trajtimin e pacientit që ndërroi jetë, pezullohen mjekët në Fier

Durrës/ I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com