GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE takim në Partinë e Lirisë, Zannier: Meta në burg?

12:36 - 07/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE takim në Partinë e Lirisë, Zannier: Meta në burg?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim informues në selinë e Partisë së Lirisë, në kuadër të vëzhgimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 për tre akuza të ngritura nga SPAK, takimi u zhvillua në orën 10:30 me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë të partisë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushi.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se e informoi ambasadorin për problematikat që, sipas tij, kanë shoqëruar këtë fushatë, duke përfshirë përdorimin e administratës publike dhe patronazhistëve nga Partia Socialiste, si dhe përfshirjen e aseteve shtetërore në zgjedhje. Ai dënoi gjithashtu mbajtjen në paraburgim të Ilir Metës, duke e cilësuar të paligjshme dhe një përpjekje për ta izoluar nga fushata elektorale.

“E njoftuam ambasadorin për burgosjen pa gjyq të Metës dhe për ndalimin që i bëhet atij për të takuar drejtuesit e partisë apo për të komunikuar me votuesit. Arrestimi i tij është një akt i drejtpërdrejtë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit”, u shpreh Blushi.

Nga ana tjetër, ambasadori Zannier konfirmoi për gazetarët se u njoh me shqetësimet e ngritura nga PL, por nuk komentoi mbi arrestimin e Metës.

“Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës, transparencës dhe ligjit të papolitizuar,” tha ai shkurtimisht.

Blushi e mbylli deklaratën duke theksuar besimin në një fitore madhështore të koalicionit opozitar më 11 maj dhe dorëzimin e provave konkrete te misioni i OSBE/ODIHR për veprimet që, sipas tij, po cenojnë procesin zgjedhor.

Etiketa: lrOSBE? metaTakim

Lajme të lidhura

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Humb 28-vjeçari në Kishaj të Hasit! Kishte dalë për gjueti, njoftoi babanë se…

Humb 28-vjeçari në Kishaj të Hasit! Kishte dalë për gjueti, njoftoi babanë se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, arrestohen dy autorët nga policia e Shkodrës
Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, arrestohen dy autorët nga policia e Shkodrës

10:26 - 21/12/25

Zbardhet vrasja e kryer në fshatin Guci e Re, Shkodër. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Pesha e krimit”, duke...

Lexo më shumë
Broja shpëton Burnley-n, trajneri ndalet te sulmuesi shqiptar: Do më pyesin pse nuk e futa qysh në fillim?

Broja shpëton Burnley-n, trajneri ndalet te sulmuesi shqiptar: Do më pyesin pse nuk e futa qysh në fillim?

10:23 - 21/12/25
Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

07:55 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com