GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE

18:32 - 23/06/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas raportit të paraqitur këtë të hënë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. sfondi politik ishte i polarizuar dhe nuk munduan ankesat për intimidime. Raporti evidenton nevojën për përmirësim në disa aspekte si depolitizimi i administratës zgjedhore, masat kundër blerjes së votës dhe rritja e aksesueshmërisë për personave me aftësi të kufizuara në qendrat e votimit.

Raporti, i prezantuar nga anëtarja Maria Luz Martinez Seijo në emër të kreut të delegacionit Simony Bili.

Raporti vlerëson votën e diasporës duke e cilësuar si një arritje të rëndësishme dhe që u mirëprit nga emigrantët. Votimi elektronik, i aplikuar në njësinë 10 dhe në bashkinë e Vorës, vlerësohet gjithashtu, por vihet theksi edhe te fakti se disa votues nuk ishin të familjarizuar me sistemin dhe komisionerët nuk ishin të trajtuar mjaftueshëm.

“U raportuan edhe raste intimidimi dhe ndërhyrjeje nga vëzhguesit e partive, shkelje të të drejtës për fshehtësinë e votës, si dhe mungesë të aksesit për persona me aftësi të kufizuara. Më shumë se gjysma e qendrave që vëzhguam nuk ishin të aksesueshme për këtë kategori”, tha Seijo.

Në fund, Asambleja kërkon që të adresohen rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të OSBE-së, depolitizimi i administratës zgjedhore, marrja e masave për të parandaluar blerjen e votës dhe përdorimin e burimeve shtetërore nga partia në pushtet.

Ne sugjerojmë që të jepet përparësi këtyre fushave: adresimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe të OSBE-së në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të plotë; depolitizimi i administratës zgjedhore, sidomos në nivelet më të ulëta; marrja e masave për të parandaluar blerjen e votës dhe përdorimin e burimeve shtetërore nga partitë në pushtet. Gjithashtu, duhet ndërmarrë masa për të rritur edukimin politik, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe të kryhet një vlerësim i duhur i votimit nga jashtë vendit dhe të identifikohen fushat ku mund të bëhen përmirësime në të ardhmen.”, theksoi ajo.

Edhe kësaj radhe, Asambleja Parlamentare e KiE u përdor si ‘arenë’ përplasjesh për qeverinë dhe opozitën, të cilat shfaqën qëndrimet e tyre krejtësisht të kundërta për 11 majin. Në emër të mazhorancës, deputetja Blerina Gjylameti tha se këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, dhe të menaxhuara në mënyrë profesionale.

Votën e shqiptarëve për një mandat të katërt, Gjylametit tha se e shohin si një shenjë që Shqipëria të çojë para rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Si kryetare e Delegacionit Shqiptar në PACE, është një nder për mua t’i drejtohem kësaj Asambleje, jo vetëm për faktin që populli shqiptar i ka besuar sërish Partisë Socialiste, por sepse mbështetja e tyre e vazhdueshme për socialistët, tashmë për herë të katërt radhazi, është një shprehje e fuqishme e përkushtimit të Shqipërisë ndaj progresit dhe rrugës evropiane”, tha Gjylameti.

Në emër të PD, deputetja Albana Vokshi tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi, ndërsa akuzoi se u përdor 402 mln euro fonde publike për të blerë vota e për të manipuluar rezultatin e 11 majit.

“402 milionë euro fonde publike u keqpërdorën për blerjen e votës dhe manipulimin e rezultateve. 100 euro bonuse për 750,000 pensionistë, 42% e votuesve. 200 milionë euro gjoba të falura vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Vendet e punës, subvencionet dhe aktivitetet e profilit të lartë u kthyen në mjete për më shumë vota”, tha Vokshi.

Fjalimi i plotë i Albana Vokshit:

“Të nderuar kolegë,

Faleminderit për praninë e Këshillit të Evropës gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, që ofroi një pasqyrë të vlefshme për realitetin në terren. Raporti njeh shqetësime serioze, por e vërteta është shumë më alarmuese.

Kur vota nuk është e lirë, demokracia nuk ekziston. Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta për vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate si Shqipëria.

A mund të konsiderohen zgjedhje demokratike kur shumica e kritereve të Kopenhagës u shkelën në mënyrë sistematike dhe brutale? ODIHR e thotë këtë. Kur shteti dhe partia në pushtet veprojnë si një, kur kandidatët dhe nëpunësit civilë kërcënohen përmes rrjeteve të patronazhit dhe kriminelëve që mbajnë shenja false të vëzhguesve brenda dhe jashtë qendrave të votimit, ndërsa forcat e rendit nuk ndërhyjnë ose reagojnë shumë vonë, madje edhe pas zgjedhjeve.

Kur mediat janë totalisht të kontrolluara. Javë para zgjedhjeve, Kryeministri miratoi 138 licenca për kultivimin e kanabisit, 147 herë më shumë se sa lejon ligji, duke mbuluar 29,000 hektarë afër kufijve. Partia në pushtet shënoi rritje të madhe votash në këto zona. Ky nuk është proces demokratik, është kërcënim për sigurinë kombëtare.

402 milionë euro fonde publike u keqpërdorën për blerjen e votës dhe manipulimin e rezultateve. 100 euro bonuse për 750,000 pensionistë, 42% e votuesve. 200 milionë euro gjoba të falura vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Vendet e punës, subvencionet dhe aktivitetet e profilit të lartë u kthyen në mjete për më shumë vota.

Vota u ble me paratë e taksapaguesve gjithashtu. Kam marrë pjesë në shumë zgjedhje, por kurrë nuk kam parë apo përjetuar diçka të tillë. Në Vorë, u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge dhe kolegët e mi e dinë shumë mirë këtë.

Vajza ime u kërcënua gjithashtu përpara qendrës së votimit. Pavarësisht thirrjeve në polici dhe kallëzimit zyrtar në SPAK, askush nuk reagoi. Ata kriminelë janë ende të lirë dhe unë kam frikë deri sa vajza ime të kthehet në shtëpi.

Prandaj, pyes sërish: a janë këto zgjedhje të lira kur kandidatët gra duhet të përballen me kartele kriminale në vend të partive politike?

Nuk kam hyrë në politikë për të mbajtur armë, por për të ofruar një alternativë të bazuar në të vërtetën. Më është mohuar kjo e drejtë për shkak të lidhjeve mes zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin dhe ministra, me krimin e organizuar.

A duhet të qëndroj e heshtur, e qetë, por me frikë? Jo. Duhet të flasim për vajzat tona, për familjet tona dhe për çdo grua që dëshiron të shërbejë pa frikë.

Nëse më lejoni vetëm disa sekonda të tjera: nëse nuk veprojmë tani, do ia dorëzojmë politikën atyre që mbrohen nga krimi dhe jo nga demokracia. 28 kandidatë në 10 qarqe u mbështetën nga grupe kriminale dhe kartele. Mbi 20 prej tyre do të jenë në parlamentin e ardhshëm dhe kush e di, ndoshta do të ulen edhe në këtë sallë. Unë nuk dua që kjo të ndodhë.

Një mision verifikues duhet të shkojë në Shqipëri për të hetuar ndikimin e krimit dhe dështimet demokratike. Kam dorëzuar një video të shkurtër për këtë seancë plenare, por nuk u transmetua – prandaj kushdo që dëshiron ta shohë, le ta shohë vetë se çfarë ndodh.

I bëj thirrje çdo deputeteje të kësaj salle: nuk duhet ta tolerojmë këtë. Duhet të ngrihemi dhe të sigurojmë një mjedis ku gratë të bëjnë politikë dhe të shërbejnë me dinjitet.

Faleminderit shumë”.

gijotina.com/

Etiketa: KIEKryesore1zgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
“Vendim i papërgjegjshëm”, Rusia e Spanja reagojnë pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

Lufta/ Shefi i IAEA thotë se priten "dëme shumë të mëdha" në centralin Fordo të Iranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com