GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, PD i kërkon kryeprokurorit plan masash për të ndalur krimet zgjedhore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrihet dakordësia për votën e diasporës, Bylykbashi: Do të votojë çdo shqiptar që ndodhet jashtë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet e 11 majit dhe frika për krime dhe korrupsion zgjedhor, apo përdorim i shtetit në këto zgjedhje, ka bërë që Partia Demokratike t’i drejtohet sot kryeprokurorit Olsi Çela. Përfaqësuesit demokratë, deputeti Oerd Bylykbashi dhe drejtuesi politik për qarkun e Korçës, Ivi Kaso i kanë kërkuar kryeprokurorit hartojë një plan masash me qëllim ndaljen apo tkurrjen e këtyre krimeve. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Bylykbashi theksoi se kjo prokurori mbulon gamën më të madhe të krimeve zgjedhore dhe duhet të veprojë tani në mënyrë konkrete dhe jo pas zgjedhjeve.

“Dominancën e çështjeve e mbulon kjo prokurori dhe me fokus përdorimin masiv të shtetit, shtet elektoral. Prokurori i përgjithshëm është ai që i ndjek këto çështje. Kërkuam që prokurori të ketë plan masash të qartë, tani, pa vonesë, që të kemi veprim efikas dhe të mos mbetet në aspektet deklarative aq më shumë pas zgjedhjeve. Kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë të që po ndodh këtu dhe në diasporë. Dhe ajo që presim është të veprojë pa hezitim. Ka ikur koha e fjalëve, është koha e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta nga prokuroria. Nëse do të ketë masa efektive shumë veta do të jenë të prirur të ndalen dhe mos kryejnë këto krime zgjedhore”, u shpreh ai.

Bylykbashi theksoi se ka marrë premtim për angazhim nga kryeprokurori Çela, por sipas tij njerëzit presin faktet. Ai tha se opozita do ta furnizojë prokurorinë me kallëzime penale konkrete dhe pret goditje pas tyre.

“Prokurori na ekspozoi vështirësitë që ka sistemi i prokurorisë në lidhje me ndjekjen efikase, por njerëzit duan rezultate. Na premtoi angazhim të dukshëm. Ne presim faktet dhe jemi të gatshëm ta furnizojmë prokurorinë me kallëzime penale konkrete dhe presim që pas tyre të ketë goditje efikase që ta rrudhë krimin zgjedhor. Ajo që do të ndodhë, nuk duhet të jetë ajo që ka ndodhur deri më sot”, shtoi Bylykbashi.

Një tjetër shqetësim që zyrtarët demokratë ndanë me prokurorin e Përgjithshëm është edhe përfshirja e policisë në zgjedhje, e cila sipas Bylykbashit duhet të goditet. Ndërsa Task forca e ngritur nga SPAK për krimet zgjedhore, për deputetin demokrat, është e vonuar.

“Asgjë që është thjesht letër nuk i bën punë askujt. Ne kërkojmë plan masash nga prokuroria ajo që bën SPAK-u është punë e tij. Ai ka refuzuar të merret me krimin zgjedhor, ndërkohë që është ndërtuar si mekanizëm për të goditur një nga aspektet më të rënda si shitblerja e votës. Letrat nuk i duhen askujt për sa kohë nuk ka efikasitet. Janë shumë vonë, më shumë se kërcëllima e dhëmbëve janë faktet. Sa persona dënohen për krimin e korrupsion zgjedhor që ka filluar këtu dhe në Diasporë? Por siç ia kërkojmë SPAK-ut, ia kërkojmë edhe prokurorisë dhe nëse ky sistem do të funksionojë me efikasitet të lartë edhe krimi zgjedhor do të rrudhet. Kjo nënkupton që prokuroria duhet të jetë mbi kokën e Policisë së Shtetit. Edhe policia është organ i politizuar e shndërruar e tëra piramida në funksion të zgjedhjeve edhe policia duhet të ndjeje goditje për shkak të shpërdorimit të detyrës, apo çdo përfshirje tjetër në vepra zgjedhore”, përfundoi ai.

Etiketa: PDprokuroriZgjedhje

Lajme të lidhura

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve
Aktualitet

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

09:37 - 23/08/26
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Aktualitet

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

08:48 - 23/08/26
Para
Merkato/ Indrit Tuci pranë kalimit në Serie A

Merkato/ Indrit Tuci pranë kalimit në Serie A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen
Botë

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

10:06 - 23/08/26

Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në 2027, sipas Oxford Economics. Rritja...

Lexo më shumë
Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

09:37 - 23/08/26
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

08:48 - 23/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:24 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com