GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit, “Bashkë Fitojmë” konteston rezultatet në 5 bashki

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 14 majit, “Bashkë Fitojmë” konteston rezultatet në 5 bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrton ankesat e partive opozitare për rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit në pesë bashki të vendit, ku kontestohet rezultati i zgjedhjeve dhe kërkohet rinumërim i votave.

Bazuar në këto ankimime, KAS vendosi të enjten që të rinumërojë 3 kuti votimi të bashkisë Elbasan, duke pranuar pjesërisht kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rihapje kutish për këtë bashki, ku u votua për herë të parë në mënyrë elektronike.

Po ashtu, KAS urdhëroi administratën e KQZ-së që të vendosë në dispozicion të palës ankuese materialet zgjedhore të KZAZ nr.47 të kësaj bashkie për të sqaruar pretendimet për mospraninë e vulave të sigurisë në procesverbalet e dorëzuara.

Koalicioni Bashkë Fitojmë pretendoi gjithashtu se kishte pasur ndërhyrje të operatorëve të identifikimit elektronik në procesin e votimit. KAS pranoi kërkesën për shqyrtimin e pamjeve filmike nga pala ankuese për të provuar këto pretendime.

Gjatë seancës së shqyrtimit, përfaqësuesit ligjorë të BF-së ngritën dyshime mbi saktësinë e rezultateve duke sjellë si provë një diferencë prej 101 votash mes numrit total të votuesve të regjistruar dhe numrit të votave në tabelat përmbledhëse, si dhe për vonesën prej më shumë se 3 orësh në shpalljen e rezultatit në votimin elektronik.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kontesuar gjithashtu rezultatet e Rrogozhinës, Belshit, Kuçovës dhe Kamzës, për të cilat është kërkuar rinumërim votash dhe rishikim të tabelës përmbledhëse të rezultateve.

KAS shqyrtoi të mërkurën kërkesën për rivlerësimin dhe rinumërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të zonës zgjedhore Bashkia Rrogozhinë dhe me shumicë votash vendosi rrëzimin e saj.

Por, pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, që për nevoja të shqyrtimit administrativ të paraqiten në cilësinë e provës të gjitha kutitë e qendrave të votimit dhe vlerësimin e të gjitha fletëve të votimit për kryetar bashkie në Rrogozhinë, vendimmarrja u shty për ditën e hënë.

Për Rrogozhinën, kontestimi lidhet kryesisht për qendrën e votimit në burgun e qytetit, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit socialist.

Të hënën do të vendoset gjithashtu për hapjen e kutive të votimit për bashkinë Belsh, e kontestuar nga BF, pasi tabela përmbledhëse e rezultatit nuk është firmosur nga shumica e anëtarëve të KZAZ-së.

Në të dyja bashkitë kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste me diferencë të ngushtë me kandidatin opozitar.

Kontestime ka dhe për zonat ku është përdorur votimi elektronik si Kamza dhe Elbasani.

“BF” ka kundërshtuar rezultatet për zgjedhjen e kryetarin dhe këshillin në bashkinë Kamëz duke kërkuar një ekspertim kompjuterik me ekspertë të huaj të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.

Në bazë të një ankese tjetër që është bërë për Kamzën nga Partia Lëvizja e Legalitetit, KAS vendosi që materialet për dy qendra votimi për bashkinë Kamëz të rivlerësohen duke rinumëruar votat.

Rezultati për bashkinë Kuçovë është ankimuar nga kandidati i BF-së, Lefter Maliqi, si dhe nga koalicioni BF, duke kërkuar rinumërim dhe pavlefshmëri të rezultateve për kryetar të bashkisë. /BIRN/

Etiketa: KASkontestimeOpozitaZgjedhje

Lajme të lidhura

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
Bayern siguron shërbimet e talentit ballkanas

Bayern siguron shërbimet e talentit ballkanas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis