GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit/ Qori: E dija që do merrja më shumë vota se Bejko

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 14 majit/ Qori: E dija që do merrja më shumë vota se Bejko
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arlind Qori, i cili kandoi për kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, u rendit i treti ndër 6 kandidatët që morën pjesë në garë, duke lënë pas edhe Roland Bejkon, që përfaqësonte siglën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Panorama TV, Qori tha se e priste faktin se do të merrte një rezultat më të mirë se kandidati i Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko.

“Në këtë betejë ideo-politike nuk kemi mundur të bindim të gjithë ata qytetarë që kanë menduar të votojnë për ne. Faktin që ne do të dilnim më mirë se PD zyrtare e prisja. Për faktin se ne jemi një e re që po ngjitet ndërsa ata ishin një e vjetër që po binte. Unë e kam pasur këtë besim sepse shikoja intensitetin e fushatës sonë. Kisha besim te një rezultat i mirë dhe pastaj e vendosin qytetarët sa i mirë dhe deri ku. Unë shpresoj dhe besoj se rezultati ynë do të jetë më i mirë në zgjedhjet e ardhshme. Përvoja jonë elektorale ishte e sapo filluar”, tha ai.

Qori u shpreh se edhe pse nuk kanë pasur reklama televizive apo faktorë të tjerë mbështetës në fushatën e tyre, në raport me kandidatët e tjerë kanë qenë të favorizuar pasi kanë takuar vetë çdo qytetar duke shkuar pranë tyre pa shpenzime por vetëm me ide për qytetin.

“Nga sa kam folur me qytetarët këto ditë, kam kuptuar që shumë qytetarë pa i njohur unë kanë punuar dhe kanë bindur të tjerët. Një njeri që të sheh në televizor fillon dhe bind të tjerët. Këto i kam njohur pas zgjedhjeve. Këtë lloj aktivizmi te qytetarë që nuk i kemi njohur më parë është baza që më bën të besoj për të ardhmen.

Nuk kemi pasur asnjë lekë nga shteti ka ndikuar për mirë. Ne nuk kishim reklama televizive por kishim këmbët tona dhe duke shkuar rrugë më rrugë mesa duket kemi arritur të bindim qytetarët që ne jemi ndryshe edhe në mënyrën e të konceptuarit dhe të bërit politikë.

Unë mendoj se mënyra si bëjmë fushatë ne do të jetë shembull edhe për partitë e tjera. Sepse qytetarët janë të lodhur nga luksi. Politika duhet të jetë shumë e thjeshtë. T’u shpjegosh njerëzve idetë e tua”, deklaroi Qori.

Etiketa: BejkoqoriZgjedhje

Lajme të lidhura

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26
SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro
Aktualitet

SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

13:49 - 13/07/26
Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet
Aktualitet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Para
Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores

Ka blerë ndjekësit në Instragram? Përgjigjet Olta Gixhari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet
Sport

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

16:27 - 13/07/26

Botërori 2026 ka hyrë në fazën më emocionuese, atë të gjysmëfinaleve, ku vetëm katër kombëtare kanë mbetur në garë për...

Lexo më shumë
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

15:06 - 13/07/26
Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

14:46 - 13/07/26
Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com