GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit, Xhelal Mziu: Boll u qamë se na vodhën, ja pse humbëm

18:26 - 23/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“E ka kthyer Shqipërinë në një geto”, Mziu: Jemi në opozitë për shkak të një kryeministri kriminel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka një tjetër qëndrim lidhur me humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, duke zbuluar si shkak kryesor përçarjen e Partisë Demokratike dhe jo vjedhjen e votave, sikundër po artikulohet nga pothuajse të gjithë faktorët dhe aktorët në opozitë.

“Është bërë e udhës në Shqipëri, që nga zgjedhjet e pjesshme në Dibër, që ka akoma dosje të hapur, që PS të sofistikohet edhe më tej, duke tjetërsuar votat. Demaskimi i tjetërsimit të votave duhet të jetë kryefjalë, por më duket absurde që të kthehet në refren dhe ne të qahemi se na u vodhën votat pas çdo palë zgjedhjeve”, tha Mziu për A2Cnn.

Në vijim ai shtoi se krahas denoncimeve që duhen bërë, duhen gjetur dhe shkaqet e arsyet që na kanë dërguar te humbja.

“Ne nuk kemi përballë një kundërshtar që nuk ia dimë stilin e lojës, prandaj duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Nëse ai përdor presionin, duhet që ta përdorim edhe ne. Duhen marrë përgjegjësitë për humbjen. Ndonjëherë, ai statuti i PD është bërë si bibël që nuk duhet prekur, edhe më lart se Kushtetuta e vendit. Ne duhet të jemi bashkëkohorë dhe të gjejmë zgjidhje”, shtoi deputeti demokrat.

Sipas tij, problemi kryesor që çoi PD-në drejt humbjes, ishte “copëtimi i partisë”.

“Unë nuk kam parë në asnjë vend, që një forcë politike të fitojë duke qenë e përçarë. Aq më tepër kur je në opozitë. Prandaj, them që kjo humbje e thellë të shërbejë për të bashkuar të gjithë opozitën dhe të dalim në zgjedhjet e vitit 2025 të bashkuar”, theksoi Mziu.

Etiketa: OpozitaPDXhelal MziuZgjedhje

Lajme të lidhura

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Para
Flamurtari pranë Superiores, Longo: Mund të kishim shënuar më shumë

Flamurtari pranë Superiores, Longo: Mund të kishim shënuar më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë sot publike vendimet për javën e fundit futbollistike...

Lexo më shumë
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com