GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet e 2020 në SHBA, Departamenti i Drejtësisë lëshon mbi 40 fletëthirrje për dëshmi

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet e 2020 në SHBA, Departamenti i Drejtësisë lëshon mbi 40 fletëthirrje për dëshmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka lëshuar rreth 40 fletëthirrje gjatë javës së kaluar, duke kërkuar informacion në lidhje me përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Ky zhvillim u njoftua nëpërmjet një artikulli të publikuar të hënën në gazetën ‘The Neë York Times’.

Personat e thirrur zyrtarisht për të dëshmuar, variojnë nga ndihmës të nivelit të ulët, tek këshilltarët e lartë të ish-presidentit, thuhej në artikull, duke iu referuar zyrtarëve në dijeni të hetimeve.

Sipas gazetës, njëri prej tyre është Dan Scavino, i cili ka shërbyer si drejtor për median sociale në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump e më tej si këshilltar i ish-presidentit. Një tjetër është Bernard Kerik, një ish-komisioner i policisë së Nju Jorkut (zyrtari më i lartë i policisë për qytetin), i cili nxiti pretendimet për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 së bashku me ish-kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut, Rudy Guiliani, gjithashtu një aleat i ngushtë prej kohësh i zotit Trump.

Po kështu javën e kaluar u sekuestruan, në cilësinë e provës, telefonat e Boris Epshteyn, këshilltar prej kohësh i zotit Trump dhe Mike Roman, një ekspert i fushatës elektorale të ish-presidentit. Hapat e ndërmarra së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë shënojnë një përshkallëzim të ndjeshëm të hetimeve që kjo agjenci po kryen lidhur me përpjekjen e zotit Trump për të mbajtur pushtetin, pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 2020-ës.

Me fletëthirrjet e lëshuara Departamenti po kërkon të marrë informacion mbi dy linja të veçanta hetimi. Njëra që po shqyrton përpjekjet e bashkëpunëtorëve të zotit Trump për të përcaktuar elektorë të rremë në ato shtete fushëbeteje të fituara nga zoti Biden dhe tjetra është e përqendruar tek ‘Save America PAC’, një grup për mbledhjen e fondeve i krijuar nga zoti Trump pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Këto hapa u nxitën nga një hetim i gjerë i Departamentit të Drejtësisë mbi sulmin e dhunshëm më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetës të zotit Trump. Ky hetim, i cili ka çuar në arrestimin e më shumë se 800 personave, është ende në vazhdim.

Sipas gazetës Departamenti i Drejtësisë po kërkon çdo të dhënë ose komunikim nga njerëzit që organizuan, apo ofruan siguri për tubimin që ish-presidenti mbajti përpara Shtëpisë së Bardhë, më 6 janar, përpara sulmit ndaj Kapitolit.

Javët e fundit hetimi i Departamentit mbi përpjekjet e zotit Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 është eklipsuar, nga një hetim i veçantë mbi mënyrën se si janë trajtuar të dhënat e klasifikuara nga ish-presidenti, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021.

Hetimi më i fundit doli në dritë pasi FBI-ja ekzekutoi një urdhër kontrolli në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago të Floridës më 8 gusht, duke sekuestruar rreth 13,000 dokumente, mes tyre rreth 100 të klasifikuara si sekrete.

FBI-ja po heton disa vepra të mundshme penale, përfshirë një shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit si dhe pengim të hetimeve që po kryente kjo agjenci.

Hetimet mbi këtë çështje kanë hasur në pengesë kohët e fundit për shkak të vendimit të një gjykatëseje federale e cila urdhëroi emërimin e një eksperti të posaçëm duke ndaluar përkohësisht FBI-në të ketë qasje tek të dhënat e sekuestruara në Mar-a- Lago, mes tyre dokumente të klasifikuara.

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se do të apelojë vendimin e gjyqtares nëse ajo nuk i lejon agjentët të rifitojnë qasje tek dokumentet e klasifikuara, apo që të ndalë ekspertin e posaçëm që t’i shikojë ato.

Ndërkohë dje Departamenti i Drejtësisë dhe ekipi ligjor i zotit Trump propozuar nga dy kandidatë secili për të shërbyer për pozitën e eskpertit të posaçëm në këtë çështje.

Po dje Departamenti i Drejtësisë bëri të ditur se do të pranonte një nga dy kandidatët e propozuar nga avokatët e zotit Trump: Raymond Dearie, që aktualisht shërben si gjykatës federal.

Departamenti kundërshtoi kandidatin tjetër, Paul Huck Jr., një ish-zëvendës Prokuror i Përgjithshëm i Floridës, duke vënë theksin tek mungesa e përvojës në raport me zotin Dearie./Voa/

Etiketa: hetimetSHBAzgjedhjet e 2020

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takon këshilltarin e Macronit, ja për çfarë u diskutua

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takon këshilltarin e Macronit, ja për çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com