GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit, PD ankimon rezultatin në 9 qarqe

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 25 prillit, PD ankimon rezultatin në 9 qarqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një dalje publike për mediat, përfaqësuesja e grupit të juristëve të PD-së tha se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë masakër elektorale, në krye të së cilës, qëndrojnë, sic e quajnë ata, “regjimi Rama-Doshi-Rakipi”.

Ndër të tjera, ata u shprehën se kjo betejë nuk ka të bëjë me partitë politike, por me të ardhmen e Shqipërisë.

Fjala e plotë e përfaqësuesve ligjorë të PD-së:

Procesi i 25 prillit ishte nje masaker elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kesaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend.

Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partise shtet.

Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punesimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme per te blëre vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek perdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policise dhe prokurorise.

Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdher politik te fletes se votimit  qe sollen zhvleftesimin e 83 mije votave baraz me afersisht 8 deputete.  Nga pamundesimi i votes se emigranteve tek karantina 3 ditore per te penguar emigrantet te vijne fizikisht për te votuar.  Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Etiketa: 25prilliPDPolitike

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Tragjedia e familjes Haliti nga Gjilani, QSUT: Ishin në gjendje të rëndë

Tragjedia e familjes Haliti nga Gjilani, QSUT: Ishin në gjendje të rëndë

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com