GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet/ E drejta për komisionerë rikthen përplasjen në PD

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja mes Berishës dhe Alibeajt në gjykatë, Apeli: Mos na intimidoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hënën që 29 janari do të jetë afati ligjor, kur partitë kryesore politike të dorëzojnë propozimet për anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

E drejta për të propozuar komisionerë sipas Kodit Zgjedhor u takon dy partive kryesore nga mazhoranca dhe dy partive kryesore nga opozita, ndërsa kryesimi i KZAZ-ve ndahet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas vendimit të KQZ-së “në zgjedhjet e datës 14 maj 2023 dy anëtarë në çdo KZAZ propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë; një anëtar nga Partia Social Demokrate; dy anëtarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një anëtar në çdo KZAZ do të propozohet nga Partia e Lirisë”.

Anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet PS dhe PD.

Grupi Alibeaj

Por kjo formulë e thjeshtë e përcaktuar në ligjin zgjedhor pritet të rikthejë përplasjen mes grupimeve rivale në Partinë Demokratike, pasi statusi juridik i kësaj partie është i paqartë pas luftës së brendshme për të marrë kontrollin e saj.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Indrit Sefa, i pranishëm në mbledhjen e së hënës, i tha BIRN-it se propozimet për komisionerë do t’i dërgojë partia e cila figuron e regjistruar në librin e partive politike në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës.

“Si praktikë pune KQZ i dërgon një letër gjykatës së Tiranës për të marrë listën e partive politike të regjistruara në regjistrin e gjykatës”, thotë Sefa.

Sipas tij, në këtë regjistër PD figuron me kryetar Lulzim Bashën, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht gati 1 vit më parë.

“Basha ka autorizuar të drejtën për të kryer veprime në KQZ nënkryetarët e partisë, por edhe mua si përfaqësues ligjor”- thotë Sefa, për të cilin është e qartë nga ana juridike që e drejta për të propozuar komisionerë i takon grupimit që njihet si “Basha-Alibeaj”.

Pala tjetër

Por, për palën tjetër me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha e drejta për të vendosur komisionerët zgjedhorë u takon atyre, pasi ata përfaqësojnë partinë me strukturat dhe anëtarët e saj.

“Ka një vendim gjykate në fuqi që njeh kuvendin e 11 dhjetorit të PD-së, vendimet dhe simbolet e vendosura në atë Kuvend”- i tha BIRN-it Oerd Bylykbashi, duke iu referuar vendimit të shkallës së parë të marr më 25 mars 2022.

Por, çështja nuk ka marrë një vendim të formës së prerë pasi u apelua nga grupi tjetër i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj.

Bylykbashi e pranon ngërçin juridik para të cilit ndodhet KQZ-ja, por shton se është me rëndësi që balanca politike e komisioneve zgjedhore të ruhet sipas frymës së ligjit.

“Kjo formulë e KZAZ-ve u vendos në reformën zgjedhore të 2003-it dhe ka krijuar një balancë politike që nuk është kontestuar në administrimin e zgjedhjeve”- thotë ai, duke shtuar se “potenciali për detonim të situatës politike është i lartë”.

“Prekja e balancave dëmton procesin zgjedhor dhe atë politik”- përfundon Bylykbashi.

Ndarja e PD

Partia Demokratike u nda në dy kampe që nga muaji shtator 2021, kur kryetari i saj Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të shpalljes së këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor.

Berisha nisi një fushatë për të rimarrë drejtimin e partisë dhe krijoi organe të reja, miratoi statut e sigël të re. Ai mori dhe selinë fizike të partisë pas vendimit të gjykatës, ndërsa Basha dha dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022.

Gjithsesi Basha arrin akoma të kontrollojë një pjesën më të madhe të grupit parlamentar, kryetari i të cilit Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të futet në zgjedhje me kandidatë të ndryshëm nga PD-ja e Berishës./BIRN

Etiketa: komisionerePDZgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
Lloris tërhiqet nga kombëtarja e Francës

Lloris tërhiqet nga kombëtarja e Francës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada
Botë

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

Reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë në zonën e New Yorkut konsiderohen si aleati kryesor për të...

Lexo më shumë
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com