GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Zgjedhjet e futbollit dhe makthi i Veliajt!

19:00 - 31/01/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet e futbollit dhe makthi i Veliajt!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Makthi i Veliajt tashmë ka shtuar edhe një tjetër binar risku. Jo thjesht atë të betejës së jetës me Armand Dukën, por mbi të gjitha, edhe të përdorjes nga Sulltanati i koncensioneve, dhe vetë Pasha Edi. Xhelozitë politike dhe plus valencat brenda kupolës rozë shpesh e kanë rritur rolin e vetë kryebashkiakut me kredite politike në rritje, ç’ka ka vënë në një tjetër llogore kryeministrin. E në fakt, pikërisht këtu Veliaj ka një tjetër betejë jete.

Dhe në një farë mënyre nuk e ka keq kur edhe e etiketon si të tillë. Veliaj i druhet jo pak një manovre të Ed Ramës për të asgjësuar atë pjesë të ekzistencës së tij në nivelet supreme të politikës në vend. Pra nuk gabon kur thotë betejë jete, sepse realisht e ka një të tillë, pikërisht me atë nga i cili kanë sytë të tërë se si do ta rrotullojë pjesën e tij në konfliktin e Bashkisë me FSHF. Nga Edi Rama. Vetëm pak ditë më parë Rama bëri lëshimin e parë të lehtë, atë të evitimit të SPAK nga kauza e futbollit. E në këtë pikë Veliaj nuk po e lakon më kauzën e SPAK. Madje, madje, as atë të FBI, CIA etj etj.

Të dielën e kaluar në mediat e tij klienteliste bombardoi dhe mpiu mediatikisht dynjanë me gjithçfarë lloj logosh e brandesh agjencish për të dëshmuar forcën e tij, por vetëm atë verbale, sepse ajo faktike ka ditë që po zbehet. Veliaj duket në hije të ketë nisur një sprovë force në heshtje me kryeministrin, për ç’ka hapi si front helmi e ataku në drejtim të vetëm një njeriu. Është duke e bërë ende, por këtë radhë me emrin SPAK që nuk figuron më gjëkundi në artikulimin e tij, dhe akoma më tej, në dosjet e pafundme që do të tërbohej drejtësia. Frontin e hapi shumë shpejt, por po kaq shpejt mori shumë “të plagosur” duke u plagosur po vetë në këtë përplasje për topin, por pa top. Natyrisht ka ende kredite për të konsumuar e vënë në lëvizje, megjithatë, flaka është shuar ca.

Është i bindur që skuadra që po shikon luftën karshi Dukës si absurd, do përfundojë me të me turp e pa dinjitet. Ka bindje, pork ka dhe makth. Sepse këtë fazë depresive ia jep thjesht e vetëm çanga që ka mbi kokë, e për të cilën e ka dhe e ndien ende frikën që mund ta lëshojë në minutën e fundit. E nëse është kjo natyrisht që Rama nuk do e bëjë për Dukën, paçka se mund t’i shërbejë atij dhe stabilizimit të muajit elektoral në futboll. Arrin të shikojë që elita e futboll-bërjes dhe pjesa kryesore investuese në futboll është kah Dukës. Madje, dhe kundërshtarë që ai vetë në excelin e tij të fushës për të rrëzuar “llumin” i quan si të kthyeshëm. Jo.

Armando do t’i fitojë zgjedhjet, dhe Veliaj e di dhe po e shikon këtë teksa po bën thjesht e vetëm riaktivizimin e padive kapicë në Prokurori të ndryshme, për Shoqatat. Lali në marrëzinë e tij dhe në rrugën pa kthim të nisur për të rrëzuar Mondin nuk ka frena dhe njëherësh nuk njeh in dietro, qoftë edhe logjike. E tremb kudo flet e kudo është hija e Ramës. Ka ende dilemën nëse beteja e futbollit, është beteja e jetës karshi tij apo karshi Dukës. Asgjësimi politik dhe frenimi i rritjes potencialisht të frikshme financiare nga Rama e tmerron në çdo moment. E megjithatë, mbetet leva më e mirë e Ramës për të shtrënguar nga të dyja anët. Duka është ende në “pit-stopin” e tij të heshtjes, duke parë në distancë. Natyrisht edhe ai bën shahun e tij, por kjo sfidë nuk është me Lalin, por me Lalin e Lalit.

Etiketa: Erion Veliajfutboollikryesore2makthZgjedhjet

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Ushtria britanike drejt Ukrainës, Johnson jep urdhrin për forcat e armatosura

Ushtria britanike drejt Ukrainës, Johnson jep urdhrin për forcat e armatosura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi
Aktualitet

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku...

Lexo më shumë
Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26
Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

09:24 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com