GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit në 18 degë të PD-së, shpallen fituesit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni i Rithemelimit letër Nikollës: Qëndro jashtë konfliktit të brendshëm të një partie politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është votuar në 18 degë të Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarin e ri, në procesin e zgjedhjeve të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00 në Cërrik, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kukës dhe disa degë në qarkun e Tiranës si Kamzë dhe Kavajë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, në Paskuqan u shpall fitues Anton Pjetërnikaj, një prej demokratëve i cili u shkarkua nga Lulzim Basha, pasi u vendos si përkrahës i ish-kryeministrit Berisha, në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në Tiranë, anëtarësia e degës 6 votoi Onelda Zefin si kryetare dege, në degën 10 grumbulloi më shumë vota Andi Beliu, në degën 11 fitues u shpall fitues Shkëlqen Mustafa, në degën 13 Arsen Valisi grumbulloi 61% të votave, ndërsa në degën 16 rezultatin më të lartë të votave e shënoi Eduard Rexha.

Në Tropojë rezultatin më të thellë e siguroi Besnik Dushaj me më shumë se gjysmat e votave të anëtarësisë. Në Elbasan garonin pesë emra të ndryshëm për kryesimin e Partisë Demokratike, por shumicën e votave e siguroi Blendi Himci, ndërsa në Cërrik fituese u shpall Nadire Asllani me 78% të votave.

Në Skrapar, 69% të votave të demokratëve i siguroi Hajredin Bakiasi, ndërkohë që në Kuçovë mes dy kandidaturave për kryetar dege, demokratët votuan emrin e Myslim Haxhit me 57% të votave.

Eris Shehaj u zgjodh kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Ai mori 348 vota përballë 268 votave që grumbulloi kandidati tjetër Daniel Sino. Kryetar i PD-së, dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave.

Në Tepelenë, kryetar i degës së të djathtëve u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave. Kryetar i degës së PD-së në Memaliaj u shpall Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave, ndërsa në Patos fitoi Shezaim Ymeraj me 69% të votave.

Procesi i numërimit të votave vazhdon ende në dy degët e tjera.

Etiketa: 18 degë te PDKomisioni i Rithemelimit te PDshpallen fituesit

Lajme të lidhura

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Para
 “Falimentimi i Rusisë është çështje kohe”/ Von der Leyen: Autorët e krimeve do të gjykohen në Hagë

 “Falimentimi i Rusisë është çështje kohe”/ Von der Leyen: Autorët e krimeve do të gjykohen në Hagë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com