GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet e nëntorit në SHBA, aborti tema kryesore e fushatës

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet e nëntorit në SHBA, aborti tema kryesore e fushatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për një gjë bien dakord të gjithë politikanët amerikanë. Pas tre javësh votuesit do jenë përballë një vendimi të rëndësishëm. “Jemi vetëm 22 ditë larg zgjedhjeve, nga më të rëndësishmet, për nga pasojat që do kenë në historinë tonë, ose të paktën në historinë e kohëve të fundit, ku zgjedhja është e qartë, sidomos kur vjen fjala tek e drejta për abort”, tha Presidenti Joe Biden.

Sondazhet e fundit e rendisin abortin në krye të çështjeve që do të nxisnin amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në fillim të nëntorit për të zgjedhur 470 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Shumica e demokratëve janë kundër vendimit të muajit qershor të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, që rrëzoi të drejtën kushtetuese për abort duke ia lënë në dorë shteteve në mënyrë individuale të ndalojnë ose jo procedurën.

Të martën, Presidenti Biden tha se nëse demokratët fitojnë shumicën, ai do të firmosë për të mbrojtur me ligj vendimin historik që mbron të drejtën e abortit. Në përgjithësi republikanët duan të kufizojnë ose heqin fare të drejtën për abort.

“Ne do të punojmë fort për të mbrojtur qëndrimin tonë , për të mbrojtur sa më shumë jetë që të mundemi. Por edhe nëse një një shtet e lejon abortin, mendoj se në një të ardhme të afërt, aborti do të jetë një proces i paimagjinueshëm dhe gratë nuk do të abortojnë edhe nëse do e kenë këtë mundësi”, tha Carol Tobias, Presidente e Komitetit për të Drejtën e Jetës. Kjo është një çështje që ka patur peshë kryesore në disa gara, sikurse gara e ngushtë për Senatin, në Xhorxhia.

“Ju e dini çfarë është aborti. Ju e dini që unë jam i krishterë. Unë besoj tek jeta. Dhe u them sot se shteti i Xhorxhias e respekton jetën. Si senator unë do të mbroj jetën”, tha kandidati republikan për në Senat, Herschel Ëalker. Ëalker ka hedhur poshte akuzat se ai ka paguar ish të dashurën e tij që të kryente abort në vitin 2009.

Sondazhet tregojnë se rreth dy të tretat e amerikanëve mbështesin të drejtën e abortit, por anketuesit nuk janë të sigurtë nëse kjo çështje do të jetë përcaktuese në zgjedhje. “Kjo ëshë pyetja 1 milion dollarëshe. Dimë se gjatë verës, e drejta e abortit u kthye në një çështje të nxehtë për demokratët. Më shumë se gjysma e votuesve demokratë kanë thënë se do të nxiten për të marrë pjesë në votim për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë që hoqi të drejën kushtetuese për abort. Shumica prej tyre thanë se ky është shqetësimi i tyre kryesor dhe çështja për të cilën duan të dëgjojnë të shprehen kandidatët. Duket se kjo motivon votuesit demokratë”, tha Ashley Kirzinger, drejtore e metodologjisë së sondazheve në Fondacionin Kaiser Family.

Gjatë fushatës në Kaliforni këtë javë, nënpresidentja Kamala Harris tha se kjo është një çështje që ndikon jo vetëm në Shtetet e Bashkuara.

“Qeveritë autokratike në botë mund t’u thonë qytetarëve të tyre, a doni të ndiqni shembullin e të drejtave në Amerikë? Shihni se çfarë bënë ata. Pra, ajo që ndodhi do të ndikojë tek gratë anembanë botës”, tha zonja Harris. Gara ka nisur anembanë vendit dhe me zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre amerikanët do të përcaktojnë edhe politikën mbi abortin për vitet e ardhshme. /Voa/

Etiketa: abortiSHBAtema

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Liz Truss zëvendëson sekretaren e brendshme të dorëhequr, ja kë emëron

Liz Truss zëvendëson sekretaren e brendshme të dorëhequr, ja kë emëron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com