GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Zgjedhjet ikën, Celibashi vazhdon me tenderin 352 MLN lekë për zarfe sigurie

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet ikën, Celibashi vazhdon me tenderin 352 MLN lekë për zarfe sigurie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet mbaruan, por Ilirian Celibashi, kreu i KQZ-së blen zarfe sigurie. Tenderi 352 milionë lekë i hapur në janar 2023 vazhdon të jetë diskutohet në KQZ dhe në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP) ku kompanitë kanë denoncuar shkeljet.

Celibashi bëhet gati për zgjedhje të parakohshme

Denoncimi i parë në KPP u bë nga më datë 26 janar 2023, ku është dorëzuar një ankesë nga firma “Adel Co”. Kompania pretendonte se ishte vendosur një kriter burokratik, për shkak se kërkohet vërtetim për xhiron gjatë vitit 2022. Ndërkohë, edhe KPP vlerësonte se ky kriter është në shkelje të ligjit, pasi asnjë kompani nuk mund të tërheq vërtetimin për xhiron vjetore të vitit 2022 nga Drejtoria e Tatimeve për shkak se rezultati nuk ka dalë akoma.

KPP konsideron si të vlefshme edhe ankesën për pikën ku KQZ kërkonte që ofertuesi të dorëzojë vërtetimin që tregon se ka në dispozicion 40 punonjës. Këta duhet të jenë të gatshëm për vitet 2023, 2024 dhe deri për zgjedhjet e vitit 2025. Sipas Komisionit, prodhimet e procesverbaleve për vitin 2025 nuk do të bëhen që tani. Pra jo të gjitha në të njëjtën kohë. Kështu maksimumi i punonjësve që nevojiten është 10.

Me interes në arsyetimin e KPP është fakti i zbuluar se këto zarfe nuk janë për zgjedhjet vendore në 14 maj 2023, por për më pas, gjatë vitit 2023, 2024, 2025.

Shtrydhëm mendjen se mos ka ndonjë palë zgjedhje të tjera, por asnjë dekret nuk është lëshuar nga Presidenti Begaj.

Në këto kushte, KPP i kërkon Celibashit që të modifikojë sa më parë dokumentet. Vendimi ka theksuar që të eliminohen kriteret të cilat krijojnë hapësira për interpretime dhe abuzim! Ndërkohë një pyetje na mbeti në mendje: Pse Celibashi blen qysh tani zarfet për zgjedhjet vitit 2025?!

Dokumenti i KPP-së, ku del se zarfet nuk janë për zgjedhjet e 14 majit 2023

 Pse dështoi tenderi para zgjedhjeve?

Pasi Celibashi rregulloi kriteret, më 15 mars 2023, KQZ ka zhvilluar procedurën e prokurimit dhe më 30 mars 2023 janë njoftuar pjesëmarrësit mbi rezultatet e vlerësimit të ofertave ekonomike. Kështu, “ALBDESING PSP” SHPK ofronte 24.769.420 lekë, bashkimi i kompanive “Interlogistic” SHPK dhe “Inpress” SHPK, 26.444.582, ndërsa “ADEL CO” SHPK ofronte 30.984.540 lekë. Të tria kompanitë janë skualifikuar!

Në tender ka marrë pjesë edhe “Filara” SHPK e cila nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

Ndërkohë, Celibashi nuk e kishte hallin tek zgjedhjet e 14 majit, por diku tjetër, prandaj ka urdhëruar anulimin e tenderit dhe ka bërë rivlerësim të ofertave.

Dhe prokurimi është rihapur më 26 qershor 2023. Në këtë rivlerësim kemi rezultatin:

1.“ALBDESING PSP” SHPK 24.769.420 lekë (kualifikuar)

  1. BOE “Interlogistic” SHPK dhe “Inpress” SHPK, 26.444.582 lekë (kualifikuar)
  2. “ADEL CO” SHPK 30.984.540 lekë (skualifikuar)
  3. “Filara” SHPK pa ofertë ekonomike (skualifikuar).

KPP “i lutet” Celibashit t’i blejë zarfat

Denoncimi këtë radhë është bërë nga dy kompanitë “Interlogistic” SHPK dhe “Inpress” SHPK . Kërkesa e tyre është shfuqizimi i vendimit tё KQZ për kualifikimin e ofertës fituese së paraqitur nga operatori ekonomik “Albdesign PSP” SHPK, sepse është “anomalisht e ulët”.

Bëhet fjalë për tenderin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me Nr. REF-56408-01-19-2023, me objekt: “Prodhim zarfe sigurie dhe procesverbale me letër kimike”, me fond limit 35,288,816.00 lekë (pa TVSh), rivlerësuar me datë 26.06.2023

nga autoriteti kontraktor.

Oferta ekonomike e paraqitur nga operatori ekonomik ”Albdesign PSP” është 30% më e ulët se vlera e fondit limit. Në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik”, kjo ofertë do të duhet të

konsiderohet anomalisht e ulët, dhe si rrjedhojë e papranueshme nga AK, argumentohet në kërkesën e dy kompanive.

Ndërkohë paratë e zarfeve do të vazhdojnë të jenë në lojë, pasi KPP ka vendosur që KQZ ta rivlerësojnë ofertën e kompanisë fituese.

Vendimi i KPP drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Më 23 gusht 2023 ka dalë vendimi që i kërkon Celibashit të rikthejë procedurën vetëm për këtë operator ekonomik, në mënyrë që të kryejë vlerësimin e ofertës së tij. Pra, thelbi i vendimit është: Zoti Celibashi, bliji ato zarfet, se erdhën zgjedhjet e tjera!

Në shtator mbase zgjidhet problemi i zarfeve dhe Celibashi do t’i çojë këto lekë tek kompania e paracaktuar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: Celibashizarfe

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
E shfrytëzoi si prostitutë, më pas i çoi edhe dy burra për ta vjedhur

E shfrytëzoi si prostitutë, më pas i çoi edhe dy burra për ta vjedhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë
Botë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26

Irani ka kërcënuar se do të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit për transportin e naftës, nëse vendet fqinje përfshihen në...

Lexo më shumë
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

11:40 - 23/08/26
Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

11:30 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com