GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Kadilli: Opozita drejt humbjes turpëruese

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kadilli nuk kursen kritikat: As Basha, as Berisha nuk e sjellin PD-në në pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli në një bisedë në studion e “Radarit Informativ” në ABC, foli për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe kandidatët e opozitës.

Sipas tij, të dyja palët e opozitës kanë interes që të mbrojnë pushtetin e tyre dhe jo të përballen me pushtetin aktual.

Deklarata

Kadilli: Edhe projekti që kam shpallur, me ambicien për të kandiduar për Tiranën ka qenë me këtë qëllim, për të bërë më mirë për demokracinë. Të gjitha palët kanë më tepër interes për të mbrojtur pushtetin e tyre mbi një copë të opozitës, se sa të përballen me pushtetin. Qartazi ne po shkojmë të ndarë. Projekti im ishte që t’i shërbeja bashkimit, një projekt që do t’i shërbente të gjithë opozitarëve. Fakti që kishte një lojë nga të dy palët me qëllimin e vetëm kujt do t’i mbetet fatura pse nuk u bashkuam, e pamundëson projektin tim.

Zoti Kadilli u shpreh se të dy grupimet përpiqen të kontrollojnë sa më shumë pjesë të opozitës dhe nuk krijojnë aksion politik. Sipas tij, forca politike ka nevojë të ndjeje qytetarin dhe t’i japë përgjigje qytetarit dhe ai nuk e shikon këtë te asnjë nga të dy grupimet e PD-së. Në gjykimin e tij, gjuha politike e opozitës sot janë vetëm dy protesta dhe akuza.

Deklarata

Kadilli: Të dyja janë mjete që i ka opozita për të refuzuar pushtetin, por misioni i saj është të shndërrohet në një alternativë konkurruese me pushtetin, jo thjesht ta refuzojë pushtetin. Berisha nuk ka lançuar ide të reja politike në këtë vit, që kur ka marrë drejtimin e PD.

E njëjta gjë vlen dhe për grupin e deputetëve, madje ata janë më inaktivë. Shoqëria ka nevojë që të konkurrojë pushtetin autoritar të Edi Ramës, tha Kadilli. Si mund të jetë një parti shpresë kur komandohet nga një njeri i vetëm? Një nga defektet kryesore që kemi ne si shoqëri është që merremi me personin, jo me idetë. Një person që hyn në politikë i vë vetes një mision, ta çojë shoqërinë përpara, jo t’i shërbejë veseve të saj. Mos i shkoni nga mbrapa individit, por kërkoni idetë e reja politike.

T’i shkosh mbrapa një njeriu që ka 30 vite në politikë, qoftë Berisha, qoftë Rama nuk është shpresë. Shoqëria ka nevojë sot për një përgjigje të re.

Ai theksoi se nuk e ka pasur asnjëherë ambicie që të garojë për bashkinë e Tiranës. Ai tregoi në studio se nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së, pasi qëllimi i tij ishte që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët.

Deklarata

Kadilli: Nuk ka qenë ndonjëherë në ambicien time të garoj për bashkinë. Por gara për bashkinë është të godasësh mu në zemër pushtetin aktual. Në garën që po ndodh brenda PD-së, unë nuk do votoj për asnjë sepse qëllimi ime ishte që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët. Nëse secili shkon pas agjendës së vet dhe shkon me kandidatë që nuk sfidojnë, ne kemi dështuar.

Opozita po shkon drejt humbjes turpëruese. Nuk shkon më që t’i bindim shqiptarët që oferta më e mirë është ajo që më garanton mua të bëhem deputet. Jo! Oferta më e mirë është ajo që sjell largimin e pushtetit. Rama mundet nga dikush që është 100% i ndrysëm nga Rama. mundet nga dikush që ka vetëm vlera perëndimore. 

Etiketa: Fatbardh KadilliPDZgjedhje

Lajme të lidhura

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Para
Përfundon numërimi për anëtarët e Kryesisë së PD, kush është më i votuari

FOTO/ Këta janë personat e përfshirë në sherr me armë në Laç

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibomimajbet girişJojobet