GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

17:34 - 25/04/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj – Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti të menduar mirë nga Edi Rama dhe të mbështetur, me naivitet nga ndërkombëtarët dhe pa asnjë vrarje ndërgjegjeje nga bashkëpunëtorët e Ramës në opozitë.

Nga 3 marsi dhe deri sot, në 25 prill, një seri vendimesh ia kanë hequr mundësitë opozitës reale të vendit, të konkurrojë sadopak e barabartë me një mekanizëm të përbindshëm të Rilindjes. Në 3 mars Gjykata e Apelit vendosi të anulojë vendimin e shkallës së parë për PD dhe t’ja kthente kështu vulën grupimit Alibeaj, që prej më shumë se një viti, nuk kishte asnjë aktivitet partiak. Pas kësaj, megjithëse Komisioneri Zgjedhor nuk pranoi të regjistronte PD me Alibeajn si Kryetar, Këshilli i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të funksionojë si Këshilli Kombëtar i PD-së dhe të shpallë Alibeajn kryetar në detyrë.

Berisha u detyrua të strehohej në një koalicion opozitar që të mund të hynte në zgjedhje, me besimin se, sado që pushteti totalitar po nxjerr thonjtë, lufta brenda sistemit të kontrolluar prej pushtetit mund të japë rezultat. Pushteti e gjeti dhe aty, ia hoqi siglën e partisë nga Koalicioni, pastaj, me kërkesën e një grupimi që nuk kishte asnjë lidhje me koalicionin, vendosi që, në kundërshtim me vullnetin e partive dhe me Kodin Zgjedhor, të emëronte Ilir Metën kryetar të koalicionit dhe jo Sali Berishën.

Politikani që ka 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe qindra kandidatë për Këshillat Bashkiakë, forca më e madhe politike që garon, nuk figuron askund në fletën e votimit. Edhe kaq ishte shumë. Ajo që ndodhi sot i hoqi edhe mundësinë për të numëruar gjysmën e votave në total, i hoqi iluzionin çdo njeriu sado naiv që do të ketë zgjedhje në 14 maj.

Sot u vendos të mos ketë zgjedhje, u shpallën fituesit, u mbyll procesi para kohe. Më shpejt se kaq nuk i kishte mbyllur as Berisha i 1996, që u vuri drynin kutive diku rreth drekës. Hera e parë në historinë e pluralizmit që zgjedhjet mbyllen 20 ditë përpara.

As opozita e llumit apo e kërpëratave nuk e kishte bërë këtë shërbim për Edi Ramën. Enkelejd Alibeaj dhe ata që e mbështesin, do të mbaheshin mend si kolaboriacionistët e regjimit nëse do të ishin vetëm. Ata vërtet po shërbejnë për ta çuar në asgjësim opozitën, ata vërtet po shkëmbejnë pluralizmin e vendit me kockat që u hedh Taulant Balla, por nuk mund të mos quhet përgjegjës Komisioneri Zgjedhor, as KAS, as Kolegji Zgjedhor.

Ilirjan Celibashi, si personi përgjegjës për zgjedhjet, që pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, mund të kishte provuar një zgjidhje, që opozita të përfaqësohej. Ligji ia jep këtë mundësi, që ai e shpërdoroi në shërbim të regjimit.

Katër nga 4 anëtarët e KAS, duke zbatuar verbërisht urdhërat politikë për të shfarosur opozitën, janë sot bashkëpunëtorët e regjimit, të damkosur si KASapë së zgjedhjeve.

Gjyqtarët e apelit, anëtarë të Kolegjit Zgjedhor që votuan për përjashtimin e opozitës, janë po ashtu përgjegjës.

Diplomatët e huaj në Tiranë, që ndërhyjnë në politikën e brendshme, që u japin leksione shqiptarëve dhe u tregojnë për kë të votojnë dhe i futen nën sqetull Edi Ramës, janë gjithashtu bashkautorë.

Ata që heshtin sot, kur pluralizmi po shërbehet si stoli nëpër ekrane dhe mitingje janë gjithashtu bashkëpunëtorë të regjimit.

Nuk bëhet fjalë për Sali Berishën. Asnjëherë nuk është bërë fjalë për fatin personal të Sali Berishës, që nga 9 shtatori i 2021 dhe deri sot. Bëhet fjalë për funksionimin sadopak demokratik të sistemit, tek moslejimi i ekzekutimit pa gjyq të një qytetari, të një politikani sado të keq. Bëhet fjalë për shenjtësinë e votës, si themeli i vetëm i demokracisë, për të mos e zëvendësuar me emërime nga jashtë dhe nga brenda, për kontroll të qeverisë nëpërmjet votës, për aq pluralizëm sa lejon një regjim kleptokratik, që po i përzë shqiptarët nga vendi.

Ndërsa opozita vazhdon fushatën, vazhdon të bëjë rolin e fasadës demokratike, me shpresën se mekanizmi i Edi Ramës do ta nxjerrë fituese në zgjedhjet pa numërues, duhet menduar çfarë do të ndodhë në 15 maj, kur rezultati i parashkruar të zyrtarizohet nga kasapët e zgjedhjeve.

E sigurtë është që 14 maji nuk do të sjellë paqe.

/Dosja.al/

Etiketa: Edi RamaEnton AbilekajZgjedhjet

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, jehonë në mediat greke

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, jehonë në mediat greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com