GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Zgjedhjet në 6 bashki? Do luhet seria tjetër e tragjikomedisë në PD

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në 6 bashki? Do luhet seria tjetër e tragjikomedisë në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Indrit Vokshi

Zgjedhjet e pjesshme të marsit për 6 bashki, do të jenë seria tjetër e tragjikomedisë në PD.

Revolucioni do të punojë fort për fitoren e PS dhe humbjen e PD. Vetëm që të thonë se “Luli humb”. Jo se u intereson PS. Thjesht kështu e kërkon skema e revolucionit.

Kandidatët e PD që do caktojë Luli, i kanë të gjitha mundësitë për të humbur edhe vetë, pa ndihmën e këtyre. Nuk është se ata e kanë të sigurt fitoren dhe po ua merr nga dora revolucioni.

Jo, revolucioni do të sigurohet e do të japë ndihmën e vet – njëlloj si kur ndodh një vrasje që killeri afrohet dhe i rras viktimës një plumb kokës për tu siguruar që ka vdekur. Ketë duan të bëjnë.

Fundja ketë kanë bërë historikisht të gjitha lëvizjet e divorcuara nga PD: ndihmojnë PS në funksion të lojës së brendshme në PD.

Kundërshtarin e brendshëm duan ta mposhtin duke pasur si mjet një forcë të jashtme (ka ndodhur historikisht në botë kjo skemë). Ketë ka bërë edhe LSI nga e majta. Në 2005 ka ndihmuar PD. Në 2009 jo që ndihmoi PD por u angazhua edhe në përçarjen e PS, pas humbjes.

Revolucioni është gati t’i penalizojë demokratët në 6 bashki, gati të pengojë balancimin sadopak të realitetit politik, pushtetor e të përfaqësimit (realitet i zhbalancuar keqazi në favor të PS) vetëm që të thonë se PD humb.

A do ta japë dorëheqjen komisioni i revolucionit pas të humbë në 6 bashki? Se Luli nuk e jep pasi Luli është i zi. Po ata që janë ndryshe nga Luli? Apo Luli do justifikohet se e penguan këta revolucionarët, ndërsa ata do justifikohen se na pengoi Luli, na mundi rrezhimi Rama-Basha.

Kjo do jetë komedia.

Etiketa: BashkiZgjedhje

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Para
Pas rikthimit në Për’puthen, Anna zhvillon takimin e parë: Të thyej në mes

Ana Lleshi rrëqeth me rrëfimin për të atin e ndjerë: Do doja të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com