GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zgjedhjet në 6 bashki, PD i kërkon KQZ-së veçimin e Tiranës, në pritje të Kushtetueses

18:20 - 06/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në 6 bashki, PD i kërkon KQZ-së veçimin e Tiranës, në pritje të Kushtetueses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Rregullator shqyrtoi sot 4 projektvendime për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Tiranë, Tepelenë, Cërrik, Berat, Mat dhe Vlorë, që do të mbahen në datën 9 nëntor.

Projektvendimet për afatet procedurale, specifikimet teknike të fletës së votimit, përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe përdorimin e kamerave regjistruese e monitorët për shfaqjen e fletës së votimit në Vendet e Numërimit të Votave, nuk u miratuan, pasi nuk morën kuorumin e nevojshëm të votave.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin Rregullator kërkuan që projektvendimi për Tiranën të sillet i veçuar.

“Ka nevojë për diskutime për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Tiranë nisur nga akualiteti ligjor dhe aktualiteti kushtetues. Kërkojmë që të risillen aktet në mënyrë të veçuar duke veçuar Tiranë”, u shprehën përfaqësuesit e PD-së.

Në projektvendimet e propozuara nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki parashikohet që fushata elektorale të nisë në datën 1 nëntor.

Për sa i përket afateve procedurale që lidhen me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, Celibashi propozon që “partitë politike të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte
zgjedhore jo më vonë se data 11 tetor, ndërkohë që koalicionet zgjedhore kanë afat deri në 16 tetor”.

Dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si
dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, jo më vonë se data 19 tetor.

Vëzhguesit shqiptarë kanë afat deri në 25 tetor për t’u akredituar pranë KQZ-së, ndërsa vëzhguesit e huaj dhe subjektet zgjedhore duhet të akreditohen jo më vonë se data 6 nëntor.

Për shkak të afateve procedurale të reduktuara në kohë, parashikohet që partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-të përkatëse, jo më vonë së data 20 tetor. Po ashtu, partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 28 tetor.

“Afatet procedurale të reduktuara në kohë kushtëzojnë datën 25 tetor, si fillimin e detyrimit të bashkive, institucioneve të tyre të varësisë si dhe institucioneve publike
qendrore, organeve të tyre të varësisë dhe degëve të tyre vendore, si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për të raportuar në KQZ, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë nga periudha 25 tetor 2025 deri ditën e zgjedhjeve. Në të njëjtën datë fillon edhe monitorimi i OSHMA-ve nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive, për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike”, thuhet në projektvendim.

Celibashi ka propozuar edhe miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit, ndërkohë që në projektvendim thuhet se varësi të subjekteve zgjedhore që do të regjistrohen brenda afatit ligjor, mund të ndryshohen përmasat e fletëve të votimit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka propozuar po ashtu Komisionit Rregullator, që procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të
identifikimit (PEI) në të gjitha qendrat e votimit.

Po ashtu, Celibashi i propozon Komisionit Rregullator edhe projektvendimin “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kompetencë të instalojë dhe përdorë sisteme video monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Sistemi i video monitorimit nuk mund të instalohet në qendrat e votimit në mënyrë të tillë që të cenojë ose të rrezikojë kryerjen në fshehtësi të votimit. Nëse nuk e kryen vetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të drejtë të prokurojë instalimin ose edhe operimin e
sistemit të videomonitorimit”, thuhet në projektvendim.

gjotina.com/

Etiketa: KQZZgjedhjet

Lajme të lidhura

Berisha:  Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri
Aktualitet

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
Para
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci

Gjykata e Lartë reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Sinjal alarmi për sigurinë e gjyqtarëve dhe gjendjen e gjykatave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha:  Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sot në orën 18:00...

Lexo më shumë
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com