GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet në Elbasan, Boçi: Kandidati i opozitës u përgjua që nga prilli

13:45 - 11/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Elbasan, Boçi: Kandidati i opozitës u përgjua që nga prilli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Flamur Noka, dhe ish kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi kanë paraqitur sot dosjen e manipulimeve në këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas përfaqësuesve të opozitës në periudhën parazgjedhore, në Elbasan u konstatua një rritje e ndjeshme e numrit të familjeve të varfra që përfitonin asistencë; një rritje e ndjeshme e personave invalidë që përfitonin KEMP, një rritje e jashtëzakonshme e punësimeve të përkohshme në administratë dhe sidomos, e numrit të pastrueseve në spitale dhe në shkolla.

“Abuzimet me fondet e buxheti qendror dhe fondet e buxhetit vendor. Këtu do të flasim për pagesat e familjeve me ndihmë ekonomike, pagesa invaliditeti, format e dëmshpërblimit prej tërmetit, që pavarësisht se ishin të pakta në Elbasan, përsëri janë përdorur për sa i përket zërit të fundit. Te ndihma ekonomike ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të personave gjatë gjithë muajve të fundit me ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë.

Po të vini re, edhe në zërat e familjeve që janë përfituese me ndihmë ekonomike, ka një rritje të jashtëzakonshme të këtyre familjeve, por edhe familjet që përfitonin rregullisht janë kërcënuar nga kryetarët e rajoneve apo të njësive administrative, punonjës të bashkisë, drejtues të bashkisë Elbasan, që në rast se nuk do të vonin kandidatin Gledian Llatja, atyre do t’u hiqej ndihma ekonomike. Kjo ka bërë edhe deformimin e këtij target grupi, që mund të votonin lirshëm dhe pa ndrojtje”, tha Bledi Himçi, kreu i grupimit të Berishës në Elbasan.

Kandidati demokrat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka renditur të gjitha shkeljet ligjore dhe presionet e bëra gjatë fushatës elektorale të 14 majit 2023 nga shteti policia administrata dhe jo vetëm.

Boçi theksoi se ‘të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi, por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politike, që donin atë që s’po e arrijnë dot, eliminimin e opozitës.’

Sipas Boçit, ‘në Elbasan lufta ishte më specifike pasi vetë kryeministri pati një angazhim personal në një fushatë shpifëse, denigruese madje dhe kërcënuese deri në nivele të njerëzve të tij dhe ai që spikati me angazhimin e tij ishte sekretari i PS i cili nuk la gurë pa lëvizur antiligjor për të nxjerrë fitues kanakarin e tij.’

Një tjetër denoncim i fortë i Boçit ishte se ‘prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit, por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal, por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës, shtabin elektoral të tijin, bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës.’

 

Etiketa: BociElbasanZgjedhje

Lajme të lidhura

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Para
Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Rrustem Mustafa paraqitet në Hagë

Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Rrustem Mustafa paraqitet në Hagë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat
Aktualitet

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH të cilët SPAK i akuzoi për shkelje në një...

Lexo më shumë
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com