GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet në Gjermani, garë shumë e ngushtë mes kandidatëve

21:11 - 19/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Gjermani, garë shumë e ngushtë mes kandidatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, kandidati i Unionit CDU/CSU, Armin Laschet po tregohet i vendosur të dalë në krye të garës. “Këto janë zgjedhje me një rezultat shumë të ngushtë, kjo është një garë shumë e ngushtë”, tha Laschet në kuadër të një takimi elektoral në Delbryk-Stainhorst të landit Renani-Veriore Vestfali, ku ai është kryeministër.

Kurse kandidati socialdemokrat, Olaf Scholz që në sondazhe kryeson premtoi më shumë apartamente të arsyeshme në çmim. Si kancelar ai do të kujdeset, që të çojë përpara projektin e 400.000 apartamenteve të reja dhe 100.000 prej tyre do të jenë banesa sociale, tha Scholz në një takim elektoral në sheshin Marien Marienplatz në Mynih. Së bashku me kandidaten për kancelare të të Gjelbërve, Annalena Baerbock, ata duan të dielën të zhvillojnë diskutimin e fundit televiziv të kandidatëve për kancelar.

Demokratët e qendrës sillen si duhet me njëri-tjetrin

Scholz, që banimin e ka kthyer në një temë të fushatës së tij premtoi se tek “aleanca për banimin”, do të bëjë pjesë edhe  një moratorium, në të cilin do të vendoset që qiratë në pesë vitet e ardhshme të rriten në mënyrë të moderuar. “Edhe në plan afatgjatë ne duam të pengojmë, që qiratë të rriten me shpejtësi në një kohë të shkurtër”, tha Scholz.

Kurse kandidati konservator, Armin Laschet tregohet me mirëbesim, megjithë vlerat më të dobëta në sondazhe. Në fjalimin e tij para 500 përkrahësve të CDU-së, ai tha se “tani kemi edhe 8 ditë kohë, dhe ne e ndjejmë të gjithë, diçka po ndryshon.” Në sondazhe ka shumë njerëz që nuk janë të përfaqësuar. “Por të dielën e ardhshme nuk do të klikohet, aty do të mbushet një fletëvotimi. Atëherë edhe ata që shpesh nuk pyeten do të japin votën e tyre.”

Në sondazhet e fundit, SPD qëndron me 25% para Unionit CDU/CSU. Kurse sipas ekspertëve të sondazheve, Annalena Baerbock e Të Gjelbërve ndodhet në vendin e tretë. Laschet është shprehur, se “demokratët e qendrës punojnë së bashku dhe sillen si duhet me njëri-tjetrin”. Baerbock, Scholz dhe ai nuk bëjnë një luftë personale zgjedhore, tha Laschet. / DW

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Rusia mbyll votimet për parlamentin mes akuzave për manipulim të tyre

Rusia mbyll votimet për parlamentin mes akuzave për manipulim të tyre

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com