GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet në Gjermani, kryesojnë socialdemokratët, ja diferenca me unionin konservator

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Gjermani,  kryesojnë socialdemokratët, ja diferenca  me unionin konservator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rezultati i zgjedhjeve në Gjermani konsiderohet i hapur dhe duket se mes socialdemokratëve (SPD) dhe unionit konservator (CDU/CSU) diferenca mund të jetë fare e ngushtë. Në vend të tretë renditet në sondazhe kandidatja e ekologjistëve „Të Gjelbërit”, Annalena Baerbock. Partia liberal-demokrate FDP synon sërish të arrijë një kuotë mbi 10% të përfaqësimit në parlament. Partia populiste e djathtë AfD gjithashtu pritet të jetë sërish e përfaqësuar në Bundestag (parlamenti gjerman). Partia „E Majta” sipas sondazheve mund të pësojë humbje elektorati, por sërish pritet të jetë e përfaqësuar në parlament.

Rreth 60,4 milionë qytetare e qytetarë me të drejtë vote janë ftuar të votojnë. Qendrat e votimit qendrojnë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00. Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët e qarqeve për në parlament dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti.

Steinmeier bën thirrje për pjesëmarrje në votime

Presidenti Frank-Walter Steinmeier përpara hapjes së qendrave të votimit bëri thirrje: „Çdo votë ka rëndësi – vota juaj ka peshë. Ndaj ju lutem: shkoni sot në votime!”, nënvizon Steinmeier si autor i ftuar në një artikull për gazetën “Bild am Sonntag”. Demokracia jeton prej pjesëmarrjes dhe bashkëveprimit. „Kush bashkëvepron, dëgjohet. Kush nuk voton, ua lë të tjerëve të vendosin edhe për të”, shkruan Steinmeier.

Gjithsej janë 47 parti dhe grupime që konkurrojnë në zgjedhje – kaq shumë nuk ka pasur asnjëherë më parë në garë që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në Bundestag-un e 20 gjerman sidoqoftë me gjasë do të përfaqësohen vetëm gjashtë partitë e sipërpërmendura si deri më sot. Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh në këtë post nuk rikandidon më.

Reporteri i DW-së Jared Reed ka biseduar me zgjedhësit në një qendër votimi dhe i ka pyetur ata, se çfarë i preokupon më shumë në këto votime. Sikurse shkruan ai në twitter, përgjigja ka qenë, se prblemi më shqetësues për njerëzit është mbrojtja e klimës.

Sipas sondazheve pritet që për herë të parë që nga viti 1957 në Gjermani të jetë i nevojshëm një koalicion qeverisës i përbërë nga tri parti. Asnjëra nga partitë me gjasë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm ose në koalicion dysh. Kësisoj konstelacionet e mundshme janë nga më të ndryshmet, si më realiste duken modelet:CDU/CSU – Të Gjelbërit – FDP, ose opcioni SPD – TË Gjelbërit– FDP. Në një koalicion të tillë do të ishte mjaft e vështirë ujdia për përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit për shkak të koncepteve politike me dallime të mëdha mes këtyre partive. Një koalicion SPD – Të Gjelbër – Të Majtë duket më pak i mudnshëm duke iu referuar shifrave nga sondazhet paraelektorale. Ndërsa një aleancë me partinë popiliste të djathtë AfD e përjashtojnë të gjitha partitë.

Prej javësh ka qenë evidente, se edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit – ka një shifër rekord të votimit në distancë përmes postës. Rreth 40 përqind e votave mund të jenë dërguar me postë.

Marrë nga DW

Etiketa: GjermaniZgjedhje

Lajme të lidhura

Ukraina zgjedh kryeministrin e ri, Parlamenti miraton propozimin e Zelenskyt
Botë

Ukraina zgjedh kryeministrin e ri, Parlamenti miraton propozimin e Zelenskyt

16:56 - 16/07/26
Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë
Botë

Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë

14:48 - 16/07/26
Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028
Botë

Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028

18:45 - 15/07/26
Para
Horoskopi 27 korrik: Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Llojet e kuzhinave sipas shenjës së horoskopit

TË FUNDIT

Automjeti del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari
Aktualitet

Automjeti del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

19:00 - 16/07/26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin kombëtar...

Lexo më shumë
Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohen 18-vjeçari dhe babai i tij! Sulmi ndodhi brenda Poliklinikës

Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohen 18-vjeçari dhe babai i tij! Sulmi ndodhi brenda Poliklinikës

18:32 - 16/07/26
Arrestohen dy policë të Komisariatit 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

Arrestohen dy policë të Komisariatit 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

18:14 - 16/07/26
Atletico Madrid në finalen e Botërorit, 9 lojtarë të Diego Simeones në Argjentinë-Spanjë

Atletico Madrid në finalen e Botërorit, 9 lojtarë të Diego Simeones në Argjentinë-Spanjë

18:08 - 16/07/26
Konventa e Bernës kritikon qeverinë për Vjosë-Nartën, kërkon shpjegime dhe paralajmëron për masa të tjera

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për Vjosë-Nartën, kërkon shpjegime dhe paralajmëron për masa të tjera

17:47 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com