GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Zgjedhjet në Greqi, kandidojnë 7 shqiptarë

në Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Greqi, kandidojnë 7 shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi do marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë anëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke. Kryesia e Komuniteti shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të datës 21 maj, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” i tha Zërit të Amerikës sekretari organizativ, Irfan Abazaj.

Sipas zotit Abazaj, për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv, kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jeten social-politike greke.

Sipas Televizonit Tribuna që transmeton në gjuhë shqipe në Athinë që nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë. Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare greke të 21 majit. Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Ambasada shqiptare në Athinë tha pak ditë më parë, se zyrtarja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, z. Patroklos Georgiadis. Sipas selisë diplomatike shqiptare, temat kryesore të diskutimit ishin: vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

Etiketa: GreqishqiptaretZgjedhje

Lajme të lidhura

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër
Breaking Views

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

17:32 - 27/09/26
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak
Breaking Views

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit
Aktualitet

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

21:15 - 17/11/25
Para
Rusia ngrin llogaritë bankare të ambasadës finlandeze

Rusia ngrin llogaritë bankare të ambasadës finlandeze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Nesër finalja në parlament, të gjithë atje paradite që të ndalojmë maskaradën antishqiptare

19:48 - 07/10/26

Sot zhvillohet protesta e 130-të para kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, si e vetmja mënyrë për...

Lexo më shumë
Vatnikaj: Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta, por sot jemi më të fuqishëm. Do e rrëzojmë regjimin!

Vatnikaj: Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta, por sot jemi më të fuqishëm. Do e rrëzojmë regjimin!

19:36 - 07/10/26
Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”

Pankartat pikante: “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, “Ku ka miliarda, Bela bën hata”

19:20 - 07/10/26
Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

Manchester City rrezikon masa disiplinore edhe në Europë, UEFA gati të ndërhyjë

18:44 - 07/10/26
Vrasja e Renis Dobrës, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit

Vrasja e Renis Dobrës, SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit

18:21 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com