GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet në Kukës, ja problemet e evidentuara gjatë paradites

11:36 - 24/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Kukës, ja problemet e evidentuara gjatë paradites
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Kukës prej orës 07:00 të mëngjesit po votohet për kryebashkiakun e ri, ndërsa përballë garojnë Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS-së.

Votimi pritet të mbyllet në orën 19:00, ndërsa në orët e para janë vërejtur raste të votimeve familjare

Sipas raportimeve, jashtë qendrave të votimit ndodhen grupe personash me lista votuesish në dorë, të cilët herë pas here kontaktojnë me qytetarë, para se ata të kryejnë procesin e votimit duke i udhëzuar. Gjithashtu raportohen probleme me listat e zgjedhësve, pasi ka një lëvizje të tyre nga një qendër votimi në një tjetër, një taktikë kjo e ndjekur edhe në 14 maj dhe që çorienton qytetarët me të drejtë vote.

Pjesëmarrja në votime në orët e paradites mbetet e ulët, rreth 13 %, ndërkohë që në listat e zgjedhësve janë 45 946 qytetarë me të drejtë vote.

Në këto zgjedhje janë regjistruar si subjekte zgjedhore 5 parti politike, PS, PL, PD, PDK dhe PEI. Po ashtu është regjistruar si subjekt zgjedhor edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Zgjedhësit do të kenë mundësi të votojnë në 74 qendra votimi, 1 prej të cilave është ngritur në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës.

Për identifikimin e zgjedhësve po aplikohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe po përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Për sa i përket komisioneve të qendrave të votimit, në 37 qendra votimi 4 anëtarë të komisionit ndahen mes PD-së dhe PL-së. Ndërsa në 37 qendra të tjera të votimit përbërja e komisioneve të qendrave të votimit është me 3 anëtarë të propozuar nga PS, 3 anëtarë të propozuar nga PD dhe 1 anëtar të propozuar nga PL.

Për sa i përket grupeve të numërimit, do të ngrihen 5 grupe numërimi ku 2 anëtarë të grupit të numërimit do të jenë nga PS, 1 anëtar nga PD dhe 1 anëtar nga PL.

Etiketa: KukesproblemeZgjedhje

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Para
Java e modës në Milano, moderatorja shqiptare me orën që kushton… (FOTO)

Java e modës në Milano, moderatorja shqiptare me orën që kushton... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com